LAJMI I FUNDIT:

Mancini për humbjen nga Argjentina: Ishin më të mirë se Italia sonte

Mancini për humbjen nga Argjentina: Ishin më të mirë se Italia sonte

Roberto Mancini pranon se Argjentina ‘ishte më e mirë’ në natën e Finalissima, megjithëse Italia duhet të kishte shfrytëzuar disa nga rastet e saj të pjesës së parë.

Azzurrët u përballën me një skuadër që ishte e pamposhtur në tre vjet, duke u mposhtur në “Wembley” me rezultat 3-0.

Ishte Gianluigi Donnarumma që pengoi që rezultati të ishte më i rëndë, duke bërë një seri pritjesh ndaj shokut të tij të skuadrës në PSG, Lionel Messi.


Argjentina shkatërron Italinë dhe fiton Finalissiman – Messi me shokë shkëlqyen në sulm
Lexo po ashtu Argjentina shkatërron Italinë dhe fiton Finalissiman – Messi me shokë shkëlqyen në sulm

Lautaro Martinez, Angel Di Maria dhe Paulo Dybala i shënuan golat në këtë ndeshje.

“Në pjesën e parë bëmë dy gabime në dy golat, por loja ishte e ekuilibruar. Në atë moment, ata bënë më mirë, duke e mbajtur topin dhe duke e lëvizur më mirë. Ata ishin më të mirë”.

“Duhet të kishim provuar të shënonim një gol dhe të hapnim lojën përsëri, por në pjesën e dytë ne bëmë shumë pak për tu rikthyer. Ne patëm raste në pjesën e parë dhe duhet të kishim shfrytëzuar më shumë prej tyre”, ka thënë Mancini.

Italia me Mancinin nuk kanë arritur të kualifikohen në Kampionatin Botëror që mbahet në Katar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori