LAJMI I FUNDIT:

Mancini pas barazimit me Gjermaninë: Italia ka përpara një rrugë të gjatë

Mancini pas barazimit me Gjermaninë: Italia ka përpara një rrugë të gjatë

Roberto Mancini vlerësoi lojtarët e rinj që patën një ndikim të menjëhershëm për Italinë në barazimin e Ligës së Kombeve me Gjermaninë, por shtoi se ishin naivë që pranuan golin e barazimit menjëherë.

Lorenzo Pellegrini hapi rezultatin për Italinë në Stadio Dall’Ara në Bologna nga një asistim i dhënë nga 18-vjeçari Willie Gnonto, pesë minuta pas debutimit për Azzurrët.

Vetëm tre minuta pas kësaj, Joshua Kimmich shënoi golin e barazimit pas një rrëmuje në zonë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.


Italia dhe Gjermania ndahen në barazim, golat shënohen në pjesën e dytë
Lexo po ashtu Italia dhe Gjermania ndahen në barazim, golat shënohen në pjesën e dytë

“Është për të ardhur keq që pranuam golin e barazimit menjëherë, ishim naivë, sepse nuk ishte një lojë e lehtë, veçanërisht në fillim”, ka thënë fillimisht Mancini për RAI Sport.

“Ishte hera e parë që ata luanin bashkë, bënë një punë të shkëlqyer, vuajtën kur duhej, sulmuan kur duhej. Djemtë bënë shumë mirë, ata luajtën në të njëjtin nivel me atë që është një kombëtare e madhe në këtë moment”.

Trajneri u pyet nëse përdorimi i kaq shumë lojtarëve nga Seria B ose që nuk marrin shumë kohë në Serie A ishte një shenjë për klubet?

“Ne duhet të fokusohemi vetëm te skuadra jonë. Ne vetëm mund të shpresojmë që këta lojtarë të rinj të rriten shpejt”.

Anglia humbi ndeshjen e parë kundër Hungarisë, kështu që Italia aktualisht është e dyta së bashku në grupin e saj të Ligës së Kombeve.

“Një rezultat nuk ndryshon asgjë, ne kemi një rrugë shumë të gjatë përpara nesh. Djemtë bënë shumë mirë, nuk është e lehtë, pasi Gjermania është një nga skuadrat më të mira në botë për momentin. Ne ishim pak hezitues në fillim, pastaj filluam ngadalë të luanim”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
Kalo në kategori