LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedit i kushtoi 17.5 milionë euro për të shkarkuar Ten Hag dhe drejtorin sportiv

Manchester Unitedit i kushtoi 17.5 milionë euro për të shkarkuar Ten Hag dhe drejtorin sportiv

Gjiganti anglez Manchester United ka paguar rreth 17.5 milionë euro të shkëpus kontratën me ish-trajnerin Erik ten Hag, drejtorin sportiv Dan Ashworth dhe anëtarët e tjerë të stafit të trajnerëve, njoftuan Djajtë e Kuq.  

Këto “kosto të jashtëzakonshme” për tremujorin e katërt të 2024 lidhen me “kostot që lidhen me largimin e ish-trajnerit të ekipit të parë Erik ten Hag dhe anëtarëve të ndryshëm të ekipit drejtues”, ka shkruar Man United. 

Konkretisht, Man United duhej të paguante 12.5 milionë euro për largimin e Ten Hag dhe ndihmësve të tij dhe 5 milionë të tjera për largimin e drejtorit të tyre sportiv.  


Humbjet totale për këtë tremujor arrijnë në 33.4 milionë euro.  

Trajneri holandez u shkarkua në tetor, vetëm tre muaj pas vazhdimit të kontratës deri në vitin 2026, në një kohë kur Djajtë e Kuq ishin në vendin e 14-të në tabelë. 

Ai u pasua nga portugezi Ruben Amorim, megjithatë 20 herë kampioni i Anglisë aktualisht është i 15-ti në Ligën Premier. 

Vetëm West Ham dhe Wolverhampton e ndajnë klubin nga zona e rënies. 

Për të zbutur mungesën financiare, drejtuesit e klubit kanë marrë masa për uljen e kostove, duke pushuar nga puna 200 punonjës. Po ashtu ata kanë rritur çmimet e biletave dhe kanë anuluar e kontratën si “ambasador” të trajnerit legjendar Alex Ferguson, e cila kapte vlerën e 2.4 milionë eurove në vit. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori