Manchester United e ka seriozisht transferimin e mesfushorit portugez Ruben Neves.

Mesfushori portugez pëlqehet shumë nga trajneri Ralf Rangnick i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.


Gazeta prestigjioze angleze The Sun ka raportuar se United gjatë ditës së sotme ka nisur një ofertë zyrtare në drejtim të Wovlerhampton për Ruben Neves.

Djajtë e Kuq duan me çdo kusht transferimin e Neves dhe kjo ofertë është vetëm fillestare.

GettyImages 1366287549  1

Gjithnjë sipas mediave angleze, kjo ofertë mund të rritet gjatë orëve në vijim nga Djajtë e Kuq.

24-vjeçari është pjesë e Wolves që nga viti 2017 dhe dëshiron të bëj një hap më të madh në karrierë.

GettyImages 1362582432 scaled 1

Ai këtë edicion ka treguar formë të lartë, ku në 21 ndeshje ka shënuar edhe dy gola e ka dhuruar një asistim.

Në Ishull janë të bindur që Neves këtë afat kalimtar do t'i bëjë presion klubit aktual që ta lejojnë kalimin në Old Traford. /Telegrafi/

telegrafi sport app