Manchester United nuk e kishte të thjesht ndaj Newport, kalon tutje në FA Cup

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Newport me rezultat 4-2 për të kaluar në 1/8 e FA Cup.
Djajtë e Kuq e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar dy herë në pak minuta,
Bruno Fernandes shënoi i pari, ndërsa pas tij golin e gjeti Kobbie Mainoo.
https://twitter.com/TheUnitedLad__/status/1751647699558899787
Por vendasit hapën takimin në minutën e 36-të, kur Bryn Morris shënoi për 2-1.
Edhe pjesën e dytë Newport e nisi më mirë, duke barazuar shifrat në 2-2 përmes Will Evans.
Por Man Utd e ktheu edhe njëherë epërsinë, duke shënuar me Antonyn në minutën e 68-të për 3-2.
https://twitter.com/t0nh4um/status/1751673140160205013
Në kohën shtesë ishte Rasmus Hojlund që i dha fund dilemave të fituesit, duke shënuar për 4-2.
Man Utd kalon në 1/8 e FC Cup ku pret fituesin e ndeshjes Bristol City - Nottingham. /Telegrafi/








































