LAJMI I FUNDIT:

Manastiri, qyteti i alfabetit që nuk duhet të mungojë në listën tuaj të vizitave (Foto)

Manastiri, qyteti i alfabetit që nuk duhet të mungojë në listën tuaj të vizitave (Foto)

Manastiri është qyteti i dytë më i madh në Maqedoni i cili ndodhet në pjesën jugore të vendit. Ai është qyteti në të cilin është krijuar alfabeti shqip. Qyteti është një qendër administrative, kulturore, industriale, komerciale, dhe edukative.

Manastiri pasi është në kufi me Greqinë paraqet një kryqëzim të rëndësishëm që lidh jugun e detit Adriatik me Detin Egje dhe Europën Qendrore. Është i njohur si “qyteti i konsujve” që nga periudha osmane, pasi që shumë vende evropiane kanë konsullata në Manastir.


Gjatë fillim shekullit XIX, Manastiri ka qenë një nga vatrat kryesore të klubeve shqiptare, të cilat orvateshin për përhapjen e arsimit shqip kudo ndër shqiptarët. Pas revolucionit Xhonturk (1908), duke përfituar nga lëshimet e vogla që bënë fillimisht xhonturqit, Manastiri bëhet çerdhe e vërtetë e klubeve shqiptare, patriotëve shqiptarë dhe shtypshkronjave të librave në gjuhën shqipe. Në këtë qytet shqiptar u mbajt Kongresi i Manastirit (1909) i cili priu për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.

Në këtë qytet janë takuar shpeshherë përfaqësuesit patriotë shqiptarë si Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Ahmet Njazi, Bej Resnja me krerët e rezistencës maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni. Manastiri ka qenë kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili përfshinte një sipërfaqe prej 22.000 km katrorë, ku bënin pjesë edhe tokat shqiptare të Iliridës deri në Elbasan.

Manastiri është qytet i hershëm mesjetar i banuar nga popullsia arbërore. Ky qytet është ngërthyer në arteriet më të rëndësishme të Ballkanit mesjetar. Në këtë qytet janë të njohura karvanët tregtarë, të cilët ekspozonin mallrat dhe produktet nga lindja dhe perëndimi.

Manastiri, si një nga qytetet më të rëndësishme të Ballkanit Jugor dhe në veçanti të Shqipërisë, është pushtuar kohë pas kohe nga pushtues të ndryshëm të huaj: Perandoria e Niqesë (Azi e Vogël), Perandoria Bizantine (formacion pasues i Perandorisë Romake), Perandoria Bullgare e mbretit Asen dhe nga Perandoria e Car Dushanit.

Në afërsi të Manastirit ndodhet edhe qyteti më i ruajtur që ka mbijetuar nga periudha antike – Heraklea. Ai është themeluar nga Filipi i II-të i Maqedonisë në shekullin e IV p.e.s.

Heraklea në Maqedoni, ”qyteti” antik që ia vlen të vizitohet (Foto)
Lexo po ashtu Heraklea në Maqedoni, ”qyteti” antik që ia vlen të vizitohet (Foto)

Ndryshe Manastiri njihet edhe si qytetit më i rëndësishëm në historinë shqiptare, e që nuk duhet të ngelet pa mos e vizituar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

Lajme
Kosova me 344 rekrutë, Kurti: Kemi investuar në armatim si dronë

Kosova me 344 rekrutë, Kurti: Kemi investuar në armatim si dronë "Bayraktar", sistem raketor anti-tank dhe së shpejti do t'i kemi edhe helikopterët "Black Hawk"

Lajme
Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Kronika e Zezë
Çka është sëmundja Behçet? Reumatologu Demolli tregon se pacientët shpeshherë drejtohen gabimisht te stomatologu

Çka është sëmundja Behçet? Reumatologu Demolli tregon se pacientët shpeshherë drejtohen gabimisht te stomatologu

Lajme
Kalo në kategori