LAJMI I FUNDIT:

Man Utd po tenton me çdo kusht transferimin e Joshua Zirkzee

Man Utd po tenton me çdo kusht transferimin e Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee ka qenë padyshim zbulimi i këtij sezoni në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi holandez ka pasur paraqitje fantastike personale, por edhe ekipore pasi me Bolognën siguruan një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë e ardhmja e Zirkzee duket se do të jetë larg Bolognas, pasi shumë skuadra të mëdha tanimë e kanë në listën e dëshirave.


Manchester United është i interesuar për transferimin e holandezit gjatë verës, pasi duan ta kenë atë si tandem të repartit ofensivë së bashku me Rasmus Hojlund.

Zirkzee zgjedh skuadrën e preferuar duke refuzuar tre gjigantë tjerë evropianë
Lexo po ashtu Zirkzee zgjedh skuadrën e preferuar duke refuzuar tre gjigantë tjerë evropianë

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se 23-vjecari ka një klauzolë shitjeje prej 40 milionë eurove nga 1 korriku deri më 15 gusht.

Në këtë mënyrë, gjigantët anglezë mund të përfitojnë nga kjo situatë e favorshme dhe të afrojnë në ekipin e tyre Zirkzeen.

Në sezonin historik të Bolognas që kulmoi me kualifikimin në Ligën e Kampionëve Zirkzee ishte njëri prej protagonistëve kryesorë.

Interi ka një strategji për ta 'vjedhur' sulmuesin Zirkzee, dy lojtarë mund të përfshihen në marrëveshje
Lexo po ashtu Interi ka një strategji për ta 'vjedhur' sulmuesin Zirkzee, dy lojtarë mund të përfshihen në marrëveshje

Sulmuesi shënoi 11 gola dhe dhuroi pesë asistime duke dëshmuar se është një nga sulmuesit më të mirë në Serie A.

Përveç Djajve të Kuq, në garë për Zirkzee janë edhe Arsenal, Inter, Juventus dhe Roma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori