LAJMI I FUNDIT:

Man Utd fillon bisedimet me Tottenhamin për Alderweireldin

Man Utd fillon bisedimet me Tottenhamin për Alderweireldin
Toby Alderweireld (Getty Images)

Manchester United ka filluar bisedimet me Tottenham Hotspur për mbrojtësin belg Toby Alderwireld, raportojnë mediat angleze.

Djajtë e Kuq e kanë përfunduar sezonin 2017/18 pa asnjë trofe të fituar dhe kjo nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit.

Kështu, drejtuesit së bashku me trajnerin Jose Mourinho duan të përforcojnë skuadrën e tyre gjatë verës, për të qenë konkurrues në të gjitha garat.


Manchester United në sulm, pesë lojtarët që do të provojë t’i blejë gjatë verës
Lexo po ashtu Manchester United në sulm, pesë lojtarët që do të provojë t’i blejë gjatë verës

Reparti i mbrojtjes është thembra e Akilit tek skuadra nga Old Trafford dhe këtu mendohet se do të investohet më së shumti.

Toby Alderweireld gjatë një dueli me Karim Benzeman (Getty Images)

Sipas mediumit anglez Metro, Unitedi tashmë ka filluar bisedimet me Tottenhamin për një lëvizje të mundshme të qendërmbrojtësin Alderweireld.

Megjithatë, transferimi i belgut nuk do të jetë i lehtës pasi 29-vjeçari nuk do të mund të transferohej në Old Trafford me një çmim të ulët.

Alderweireld prioriteti kryesor për Unitedin
Lexo po ashtu Alderweireld prioriteti kryesor për Unitedin

Kryetari i Spursave, Daniel Levy, besohet se kërkon plot 75 milionë funte apo 86 milionë euro për ta lënë të lirë reprezentuesin e Belgjikës.

Alderweireld, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2020, ende nuk është pajtuar për një marrëveshje të re me Spurs, duke e lënë klubin e Londrës të hapur ndaj ofertave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori