Man United 3-0 Stoke City, nota e Shaqirit dhe të tjerëve (Foto)

Manchester United ka fituar me lehtësi në shtëpi ndaj Stoke Cityt me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.
Skuadra e Jose Mourinhos ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin anglez, duke fituar ndaj Pottersave të Xherdan Shaqirit në një ndeshje të dominuar totalisht.
Golat në këtë takim për Djajtë e Kuq u shënuan nga Antonio Valencia (9'), Anthony Martial (38') dhe Romelu Lukaku (72').
Lojtarët më të vlerësuar në këtë ndeshje ishin Paul Pogba dhe Valencia, të cilët u vlerësuan me notën më të lartë të ndeshjes, 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë takim shkoi për lojtarët e Stoke Cityt, Josh dhe Stephen Ireland, të cilët janë vlerësuar me notë 5.7.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Shaqiri, i cili pati paraqitje të lart dhe u vlerësua me 6.8. /Telegrafi/ Man Utd:

Stoke City:






















































