Manchester City është gati të presë deri në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës për të ‘rrëmbyer’ Alexis Sanchezin nga Arsenali, pasi edhe çmimi do ishte më i arsyeshëm.

Sipas Daily Star, Alexis është në vitin e fundit të kontratës së tij me skuadrën nga veriu i Londrës, por trajneri Arsene Wenger është i bindur se ai nuk do të shitet.


Megjithatë, City beson se Sanchez dëshiron të bashkohet me ta dhe do të largohet para se afati kalimtar i transferimeve të mbyllet në fund të këtij muaji.

Ata janë ende shpresëdhënës se Arsenali do të vendosë të fitojë rreth 45 milionë funte, në vend që të rrezikojë humbjen e Sanchezit, 28 vjeç, për asgjë kur kontrata e tij skadojë verën e ardhshme.

Një lëvizje në Etihad do të shihte yllin e Arsenalit të ribashkuar me ish-shefin tij te e Barcelona, Pep Guardiola. /Telegrafi/

telegrafi sport app