Manchester City ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar veror për këtë vit.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka transferuar portierin e talentuar holandez Mikki van Sas nga Utrecht.


16-vjeçari i talentuar ka zgjedhur Manchester Cityn duke injoruar ofertat e Barcelonës dhe rivalëve lokal të Cityt, Man Utd.

Van Sas është një portier i talentuar dhe në Holandë e konsiderojnë atë me legjendën Edwin Va nder Sar.

Mikki van Sas Mikki van Sas

Ka qenë drejtori teknik i klubit holandez Utrecht, Jordy Zuidam që ka konfirmuar kalimin e Van Sas te kampioni në fuqi i Anglisë.

“Ne si klub i themi lamtumirë Mikkit me ndjenja të përziera. Ndjejmë keqardhje që Mikki, një portier tepër i talentuar largohet nga akademia jonë”.

“Sigurisht që do të donim që ai të luante në ekipin e parë, pasi për atë e kemi stërvitur, por ai ka marrë një vendim që t’i bashkohet Manchester Cityt nga 1 korriku dhe ne do ta respektojmë atë”, ka deklaruar Jordy Zuidam.

mikki van sas pep guardiola man city nwjs3oeio3ne1u8d52uls21kx

Tutje drejtori teknik ka deklaruar se kanë arritur marrëveshje me Cityn për transferimin e portierit, por pa zbuluar detajet e këtij transferimi.

“Ky transferim konfirmon nivelin e ngritur në akademinë tonë. Ne kemi një marrëveshje me Cityn dhe nga ky transferim të gjitha palët janë të kënaqur”, ka përfunduar drejtori teknik i klubit holandez Jordy Zuidam. /Telegrafi/

telegrafi sport app