Përfaqësuesja e Kosovës fitoi ndaj Maltës me rezultat 0-5 në Ligën e Kombeve.

Golat për Dardanët i shënuan Vedat Muriqi (15'), Benjamin Kololli (70'),
Donis Avdijaj (78', 80') dhe Milot Rashica (86).


Më i miri në këtë takim sipas WhoScored ishte Rashica, i cili përveç golit asistoi dy herë.

46480021 2181028912145467 19801783509450752 n 1

Me notë të lartë u vlerësuan edhe golashënuesit Muriqi, Kololli dhe Avdijaj.

Për paraqitje të mirë vlejnë të theksohen edhe Heruran Kryeziu dhe dyshja e mbrojtjes Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti.

Te Malta më i miri ishte Juan Corbalan, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve, por edhe një sondazh për "Lojtarin e ndeshjes' nga tifozët:

Malta:

capture 20181117 204643

Kosova:

capture 20181117 204643 1

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ajo ndaj Azerbajxhanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app