Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, i ka shkruar një letër publike ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.
Këtij të fundit ajo tha se iu drejtua publikisht pasi që sipas saj, prezenca e ministrit në Parlament mund të numërohet në gishta.
“Meqë prej se ka filluar ky mandat qeverisës, ardhjet tuaja në Parlamentin e Republikës së Kosovës mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, jam e detyruar që publikisht t’ ju drejtohem me këtë letër, e cila vjen si shkak i kërkesave të shumta nga fermerët e Llapit për një situatë emergjente!”, ka nisur Maloku letrën e saj të publikuar sot.
Tutje ajo në letrën drejtuar ministrit i kërkon subvencione për prodhuesit e mjedrave nga Llapi, të cilët sipas saj po përballen me vështirësi.
Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të deputetes Maloku:
Letër publike Ministrit të Bujqësisë, z. Nenad Rikalo!
Meqë prej se ka filluar ky mandat qeverisës, ardhjet tuaja në Parlamentin e Republikës së Kosovës mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, jam e detyruar që publikisht të Ju drejtohem me këtë letër, e cila vjen si shkak i kërkesave të shumta nga fermerët e Llapit për një situatë emergjente!
Viteve të fundit, rajoni i Llapit është bërë i njohur në mbarë Evropën për kultivimin e mjedrës. Në Komunën e Podujevës, më shumë se 1 mijë hektarë tokë janë të mbjellur me mjedër, ndërsa 469 fermerë janë të certifikuar me standardin Global Gap, që e bën atë, grupin e dytë më të madh në botë për numrin e fermerëve të certifikuar. Kjo është një e arritur shumë e madhe në fushën e bujqësisë. Tregu evropian, çdo vit vërshohet nga “Mjedra e Llapit” duke i lënë pas me kualitet – prodhimet e vendeve të tjera evropiane.
Por, z. Ministër, brenda dy vjetësh, nga 2.15 euro sa ishte çmimi për një kilogram mjedër, tash ka rënë në 80 cent. Pra, fermerët po përballen me gjendje emergjente! Si përfaqësuese e popullit, si Deputete në Kuvend, kërkoj nga Ju që urgjentisht të ndërmerrni masa për subvencionimin e prodhimit të mjedrës. Nuk kemi luksin të humbim investimet disa vjecare të Komunës së Podujevës, USAID-it si dhe të qindra familjeve, për shkak të neglizhencës suaj ndaj këtij problemi.
Situata e njëjtë është në gjithë territorin e Kosovës. Ajo që kërkohet nga fermerët është subvencinimi i prodhimit të mjedrës – pra në çdo kilogram të vjelur, të subvencionohet një shumë e caktuar nga Ministria e Bujqësisë. Sa për informatën Tuaj, z. Ministër,
Në Komunën e Podujevës më së shumti kultivohet varieteti POLKA, rendimenti i të cilit arrin në 10 tonë mjedra për 1 hektar. Nëse Qeveria nuk i subvencionon kultivuesit e mjedrës në krejt Kosovën, nga viti i ardhshëm, Kosova më nuk do të ketë as këtë sipërfaqe të mbjellur me mjedra, as fermerë që kanë vullnet të merren me kultivimin e saj. Mbes me shpresë se kultivuesit e mjedrës do të marrin ndihmën e nevojshme nga shteti.
Doruntinë Maloku
Deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje