Në kafiteritë e qytetit Dahab në ishullin Sinaj në Egjipt, çdo ditë mund ta dëgjoni një frazë që përsëritet sa herë që zhytësit mblidhen për tu argëtuar – “nëse i ka ndodhur Stevet, atëherë mund t’i ndodhë kujtdo”.

Stephen Kenan 39-vjeçe nga Dublini, po mbikëqyrte zhytjen e rekorderes botërore Aleesie Cekini në zhytje të lirë (në 102 metra thellësi), transmeton Telegrafi.


Derisa po tentonte të kalonte të ashtuquajturën “Gropa e kaltër” me vetëm një frymëmarrje, italiania 25-vjeçe filloi të humb vetëdijen.

2 193

Kenan menjëherë kishte reaguar për ta ndihmuar e nxjerrë nga uji. Ajo ka arritur të shpëtojë pa kurrfarë lëndimi, kurse Kenan ka humbur vetëdijen dhe është gjetur i vdekur duke qëndruar me fytyrë në ujë qindra metra larg.

Si zhytës”, Kenan ka qenë njëri nga personat më të mirë në punën e tij. Vdekja e tij shërben si kujtesë për vendin më të rrezikshëm në botë për zhytje.

3 145

Gropa e kaltër është e thellë 120 metra dhe ndodhet 8 kilometra larg qytetit Dahabit. Atë e quajnë ndryshe “varreza e zhytësve”, megjithatë edhe ky fakt nuk po i ndal mijëra zhytës që ta vizitojnë këtë vend dhe të zhyten, duke injoruar shenjat e paralajmërimit që “lundrojnë” në atë zonë dhe tregojnë se sa persona kanë vdekur.

4 138

Është vështirë të dihet numri i saktë i persona që i ka përpirë gropa e kaltër. Zhytësit në Duhab, thonë se të paktën 200 kanë vdekur gjatë 10 viteve të fundit. Tarek Omar është një zhytës teknik nga Dahabi, i  cili në vitin 1992 filloi ta studioj gropën e kaltër dhe është i fascinuar me tregimet për mallkimin e saj.

5 114

Omar është bërë i famshëm, kur në vitin 1997 arriti ta nxjerr nga gropa e kaltër trupin e Matin Garea dhe Conor O’Reagan. Prej atëherë ai ka nxjerrë nga gropa e kaltër edhe 20 trupa tjerë, dhe kështu ka fituar nofkën “mbledhësi i eshtrave”. Viteve të fundit, kur zhytja teknike është bërë trend, Omar është dëshmitar i numrit të madh të fatkeqësive, transmeton Telegrafi.

6 92

Për shumë zhytës, zhytja në këtë gropë është njësoj si për alpinistët ngjitja në Kilimanxharo. Në 56 metra thellësi, muri zhduket, ku papritmas shfaqet një tunel 26 metra i gjatë nga gropa e kaltër deri në Oqeanin e thellë.

7 78

“Është ndjenjë e veçantë të qëndroni në katedralen nënujore. Problemi më i madh është se zhytësit kryejnë mbi 50 zhytje dhe mendojnë se i dinë të gjitha, por në fakt nuk janë të gatshëm për këtë thellësi dhe kushtet që janë aty”, ka deklaruar instruktori i zhytjes Alexs Hays.

8 69

Sa më thellë që zhytet dikush, aq më i madh është presioni i ujit në organizmin e tij që ndryshe njihet si “efekti martin”.

Vdekja që më së shumti kishte bërë bujë ishte ajo e vitit 2000, kur instruktori i zhytjes Juri Lipski u zhduk. Ai kishte vendosur të zhytet dhe kishte arritur deri në fund të saj, por aty humbi vetëdijen.

9 58

Dhe kur e kuptoi se nuk po mund të dal në sipërfaqe hoqi maskën me oksigjen dhe thjesht u zhduk. Më vonë u zbulua se ai me vete kishte kamerë të montuar në helmetë. Kështu ky zhytës i pafat kishte filmuar vdekjen e tij. /Telegrafi/