Pjesë nga libri me shumë autorë, The Case for Kosova – Passage to Independence (titulli i mësipërm është i redaksisë së Telegrafit)
Përktheu: Daut Dauti
A është konvertimi i shqiptarëve në myslimanë shkaku kryesor i largimit të tyre nga sllavët?
Pretendimi: Konvertimi masiv i shqiptarëve në Islam besohet se e ka hapur epokën e gënjeshtrave dhe konfliktit ndëretnik dhe ka inauguruar një ndasi të thellë mes dy grupeve, ndarje e cila paraqitet si ndeshje e civilizimeve.
– Nuk ka pasur konflikte mes shqiptarëve dhe serbëve në Mesjetën serbe. Këto probleme kanë filluar vetëm në fund të shek. XVII me intensifikimin e islamizimit të shqiptarëve. (Memorandumi për Kosovën dhe Metohinë i Sinodit të Shenjtë i peshkopëve të Kishës Ortodokse Serbe. Shtator 2003).
– Depërtimi i otomanëve në zemrën e Evropës jug-lindore po ashtu ka shënuar fillimin e përplasjes së gjatë pesë shekullore të dy civilizimeve: evropian (krishterë) dhe të Lindjes se Mesme (Islamik). Konflikti, edhe sot aktiv, është evident edhe në ndeshjen e dy kombeve: serbëve, kryesisht të krishterë ortodoksë, dhe shqiptarëve etnikë, kryesisht myslimanë. (Dushan Batakoviq, ish-ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në Greqi dhe këshilltar i presidentit Boris Tadiq për Kosovën).
Përgjigja nga Noel Malcolm:
Nga pamja, sugjerimi që del nga kjo pyetje është i besueshëm. Nëse ‘largimi’ ka kuptim më shumë se vetëm dallimi i ndërgjegjjes, nëse ka kuptim të tëhuajsimit apo dyshimit që shpie në armiqësi dhe konflikt, atëherë largimi i përgjithshëm mes dy popujve duket se kjo duhet të jetë bërë deri diku edhe shkaku i përgjithshëm. Religjioni përmban dallimet e përgjithshme mes serbëve dhe shqiptarëve: gati të gjithë serbët janë ortodoksë dhe shumica dërmuese e shqiptarëve në Kosovë janë myslimanë. Në të dy rastet etiketa religjioze mund të nënkuptojë pjesëmarrjen aktive në jetën fetare ose mund t’i referohet vetëm bazës kulturore; shumica e popullatës së sotme urbane nuk shkon as në xhami e as në kishë. Në anën tjetër, gjuha është dallim i përgjithshëm edhe më i madh: shqiptarët, myslimanë e katolikë, flasin shqip. Por, do të ishte e pazakonshme të thuhet se armiqësia mes shqiptarëve dhe serbëve ngritet vetëm nga dallimet gjuhësore; fakti i dallimit nuk çon domosdo në faktin e konfliktit. Patjetër kemi të bëjmë me disa faktorë të tjerë të rrezikut të konfliktit.
Aty ku kemi të bëjmë me atë që thuhet për rrezikun e dallimit religjioz të armiqësisë, ata faktorët tjerë, siç na thonë, gjenden në tërë natyrën e jetës nën sundimin otoman. Të krishterët kishin status ligjor në shoqërinë otomane, por ky status ka qenë i dorës së dytë; ata kanë vuajtur nga disa paaftësi, siç ishte mos pranimi i dëshmive të tyre kundër myslimanëve në gjykatë dhe kanë paguar disa taksa më shumë. Klasa sunduese – mbi të gjitha, pronarët e mëdhenj të tokave, të cilët ushtronin pushtet lokal – kanë qenë myslimanë. Prandaj, serbët e krishterë i urrenin shqiptarët myslimanë.
Edhe pse këtu ka disa të vërteta, nuk ka arsye të mjaftueshme që përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje të justifikohet me ‘Po’. Shtypja nga pashallarët vendas ka qenë fakt i gjallë, por drejtohej edhe ndaj fshatarëve myslimanë sikur edhe ndaj atyre serbë. Shumica dërmuese e serbëve kanë qenë fshatarë që e punonin tokën; shumica e shqiptarëve myslimanë kanë qenë fshatarë qe e punonin tokën; për pjesën më të madhe të periudhës otomane, kushtet e e jetës, sikur edhe problemet, virtualisht kanë qenë të njëjta. Më 1689, që të dy palët, shqiptarët myslimanë dhe serbët, iu bashkuan ushtrisë austriake në Kosovë për të luftuar kundër otomanëve.
Në vitin 1822, rreth 3000 veta morën pjesë në një protestë të madhe ku marshuan nga Kosova deri në Stamboll, për të kërkuar shkarkimin e pashës tiranik në Prishtinë: protestuesit ishin serbë, përfshirë edhe imamët e xhamive vendase. Vetëm kah mesi i shekullit XIX filloi të vepronte ndarja religjioze si vijë e konfliktit të brendshëm politik. Shkaku gjendet në rrethanat gjeopolitike të rajonit: shtetet e reja me identitet të krishterë (Serbia dhe Greqia së pari) kanë qenë të etura për zgjerimin e territoreve. Prandaj, edhe të etura për të aktivizuar papranueshmërinë e popullatës etnike të llojit të vet brenda kufijve të shtetit. Dhe, kur ata i morën territoret e reja, e përzunë apo e keqtrajtuan popullatën myslimane. Perandoria Otomane kaloi në defansivë dhe banorët e krishterë, nga fqinjët e tyre myslimanë, filluan të konsiderohen si potencial i kolonës së pestë. Për disa shqiptarë kjo gjë e krijoi pretekstin e keqtrajtimit të serbëve lokalë.
Doktrina nacionaliste serbe e ka theksuar rolin e Kishës Ortodokse si esencial në ndërtimin e identitetit serb. Në anën tjetër, doktrina nacionaliste shqiptare e ka theksuar gjuhën shqipe, duke e pranuar diversitetin religjioz të shqiptarëve. Prandaj, është krijuar një asimetri themelore mes këtyre dy pozitave. Por, doktrina serbe historikisht ka qenë më e rëndësishme: është themeluar më herët, është mishëruar në shtetin serb, shumë para se shqiptarët kishin qeveri të tyre. Dhe, ka qenë ky shtet [Serbia], që më 1912 e okupoi shumicën e territorit të Kosovës dhe e vendosi de facto nën sundim serb. Pra, religjioni në realitet kishte rëndësi, deri në një masë, për shkak se kishte rëndësi në ideologjinë nacionale serbe.
Arsyeja kryesore për ‘largimin’ e serbëve me shqiptarët në Kosovë, pra qëndron në historinë e re politike. Por, pjesa më e rëndësishme e kësaj historie është periudha nga viti 1912 deri më sot. Masakrat ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas pushtimit; keqtrajtimi sistematik ndaj shqiptarëve në periudhat mes luftërave; represaliet vicioze ndaj serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore; represioni i rëndë i periudhës së hershme të Titos; kuasi-apartejdi dhe përzëniet masive në vitet e Millosheviqit: këta janë faktorët më të rëndësishëm për sqarimin e ‘largimit’ bashkëkohor. Në krahasim me këtë, religjioni është vetëm një pjesë në sfond. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
E bukura ndihet!
PËRRALLË PËR TË RRITUR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?