LAJMI I FUNDIT:

Makineritë e jashtëzakonshme ushtarake të shekullit të 20-të (Foto)

Makineritë e jashtëzakonshme ushtarake të shekullit të 20-të (Foto)

Shekulli i 20-të ishte shekulli i shpikjeve të mëdha teknologjike, por edhe shekulli i luftërave të mëdha.

E ashtu si në gjithë fushat e tjera, teknologjia përmirësoi edhe mjetet e shkatërrimit; armët.

Shuma marramendëse parash janë investuar, energji dhe burime njerëzore pafund janë përdorur në krijimin e armëve nga më të sofistikuarat, që edhe sot u marrin jetën miliona njerëzve.

Por kush ishin disa prej dështimeve të teknologjisë ushtarake? Revista amerikane “Scientific” rëndit disa prej tyre, një pjesë të braktisura prej kohësh nga shkencëtarët dhe inxhinierët ushtarakë amerikanë, një pjesë fati i të cilave nuk dihet ende, nëse vazhdon puna apo jo. /tch/

“Inflatable Tank Treads”. Mjet transporti amfib, në gjendje të lëvize si në ujë ashtu edhe në tokë. Lindi si projekt në i Agjencisë Amerikane të Kërkimeve të Avancuara në Departamentin e Mbrojtjes (DARPA) në vitin 2012. Synimi; ndërtimi i një mjeti futuristik në gjendje të përshkrojë terrene të vështira në ujë dhe në tokë pa hasur në vështirësi. Edhe për këtë projekt nuk dihet gjë tjetër.
“The Pelican”, Pelikani. I konceptuar nga inxhinierët sovjetikë gjatë Luftës së Dytë Botërore, projekti fluturues supergjigant rikthehet në qendër të vëmendjes vetëm në vitin 2002. Pelikani është në gjendje të transportojë 1.3 milion kilogramë dhe të përshkojë një distancë prej 18.500 kilometra pa patur nevojë për furnizim. Që prej prezantimit në vitin 2002, asgjë tjetër nuk është bërë më publike në lidhje me këtë projekt.
“Walking Truck”, Makineria që ecën. Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë ushtria amerikane kërkoi një makineri me katër këmbë e të lartë 3 metra. Mjeti ishte në gjendje të ngrinte pesha të mëdha dhe të lëvizte në terrene të vështira. Drejtohej nga një person nëpërmjet lëvizjes së duarve dhe këmbëve. U testua në vitin 1970, por për shkak të konsumit të jashtëzakonshëm të karburantit, plot 190 litra për minutë aktive, u braktis dhe ushtria u përqendrua në investimin tek mjetet alternative për të tilla terrene, helikopterë dhe tanke.

“Cold War UFO”. Bëhet fjalë për një disk fluturues të ndërtuar nga Avro Aircraft LTD, kompani kanadeze. Projekti fillestar parashikonte një mjet fluturues në gjendje të lëvizë përtej shpejtësisë së zërit, pra supersonik, por realiteti ishte ndryshe. Kanadaja braktisi projektin, që u mor nga ushtria e Shteteve të Bashkuara që kërkonte një mjet fluturues në gjendje të kryente ulje dhe ngritje vertikale dhe të kapte shpejtësi të mëdha në fluturim. Në vitin 1961 projekti u braktis pas dështimeve në teste. Mjeti ishte i paqëndrueshëm kur ngrihej mbi 1 metër nga sipërfaqja e tokës.
“Spruce Goose”. Kur nëndetëset gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore kërcënonin sigurinë e anijeve në ujërat e Atlantikut, qeveria amerikane urdhëroi gjetjen e mundësisë së ndërtimit të një varke gjigante fluturuese, e aftë që të mbante në bord 750 trupa. Projekti i nisur gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore përfundoi në vitin 1947, dy vjet pas përfundimit të konfliktit të madh dhe prototipi i vetëm kreu vetëm një fluturim simbolik në plazhet e Kalifornisë…e më pas u zhduk.

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori