Natus Vincere ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Blast Open Rotterdam 2026 pasi mposhti Parivision.

NaVi arriti të merrte një fitore me rezultat 2-1, ku në “de_mirage” Drin Shaqiri i njohur si “makazze” shpërtheu plotësisht.


NaVi fillimisht e fitoi “de_dust2” me rezultat 13-11, ku më i dalluari ishte “ë0nderful” me 26 eliminime, ndihmuar nga “makazze” me 20 sosh.

Megjithatë, në “de_inferno” edhe pse ishte e zgjedhur nga NaVi, Parivison mori një fitore bindëse me rezultat 13-8.

Sidoqoftë, organizata ukrainase nuk lejoi befasi në “de_mirage”, ku “makazze” e mori krejtësisht lojën në dorë për të shkëlqyer me 23 eliminime dhe siguruar finalen.

Kësisoj, NaVi të dielën do ta zhvillojë finalen e madhe ndaj ekipit më të mirë në botë, Vitality në formatin “BO5” nga ora 12:30./Telegrafi/

telegrafi sport app