Makarona flutur me thjerrëza dhe proshutë
Përbërësit: ▪ 100 gr thjerrëza të mëdha ▪ 200 gr makarona flutur ▪ 2-3 feta proshutë ▪ 5-6 degë sherebelë ▪ gjysmë qepe ▪ pak gjalpë ▪ 2 lugë vaj ulliri ▪ kripë, piper Përgatitja:
Ziejmë së pari thjerrëzat dhe i lëmë gati pasi t’i kemi shpëlarë.
Në një tigan me vaj dhe gjalpë skuqim qepën e prerë në feta shumë të holla bashkë me proshutën dhe sherebelën.
Pas 10 minutash shtojmë në tigan dhe thjerrëzat dhe makaronat pasi të kenë zier.
Trazojmë dhe i servirim ose në fomrë sallate, pra të ftohta, ose të ngrohta.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























