LAJMI I FUNDIT:

Mahrez do të largohet nga Manchester City – Guardiola tashmë ka gjetur një zëvendësues te Barcelona me vlerë 60 milionë euro

Mahrez do të largohet nga Manchester City – Guardiola tashmë ka gjetur një zëvendësues te Barcelona me vlerë 60 milionë euro

Mediat angleze shkruajnë se Manchester City tashmë ka gjetur zëvendësuesin për Riyad Mahrez, i cili po largohet për në Arabinë Saudite, ndërsa Pep Guardiola do të përforcohet me yllin e Barcelonës, Raphinha.

Braziliani u largua nga Leeds vitin e kaluar dhe iu bashkua Barcelonës për 58 milionë euro, megjithëse në atë kohë interesim shfaqi edhe Arsenali.

Në fund, anësori “ndoqi ëndrrat e tij” dhe kërkoi ekskluzivisht një transferim te Barcelona, ​​që përfundimisht u realizua.


Ndonëse luajti një sezon të mirë në fanellën e klubit katalanas, me të cilin fitoi edhe titullin kampion spanjoll, Raphinha nuk i përmbushi plotësisht pritshmëritë e mëdha të tifozëve dhe drejtuesve të Barcelonës.

Ai arriti të shënojë 10 gola ​​në 50 paraqitje, një numër jo i kënaqshëm për një sulmues anësor që luan në një klub si Barcelona.

Te Dinamo Zagreb “fërkojnë duart”: Me transferimin e Gvardiol kroatët fitojnë një shumë të pabesueshme parash
Lexo po ashtu Te Dinamo Zagreb “fërkojnë duart”: Me transferimin e Gvardiol kroatët fitojnë një shumë të pabesueshme parash

Edhe pse u lidh edhe një herë me Arsenalin, Raphinha mund të vazhdojë karrierën në radhët e Manchester Cityt, pasi të largohet zyrtarisht algjeriani Riyad Mahrez në ditët në vijim.

Pas portierit Edouard Mendy nga Chelsea dhe Roberto Firmino nga Liverpool, Mahrez do të bëhet lojtari i ri i Al-Ahli.

Man City pranon ofertën e klubit saudit për Mahrez
Lexo po ashtu Man City pranon ofertën e klubit saudit për Mahrez

Mahrez duhet të fitojë 50 milionë euro në klubin e ri për dy vite bashkëpunim.

Në anën tjetër vlera e Raphinhas aktualisht vlerësohet në 60 milionë euro dhe është e sigurt që Manchester City duhet t’i paguajë Barcelonës diçka të ngjashme, shumë që Barcelona mund ta pranojë pasi ka nevojë për shitjen e lojtarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori