Mahrez, Lingard dhe të tjerë: Objektivat e Milanit për të përforcuar opsionet e sulmit për sezonin e ri

Jesse Lingard i Manchester United është lidhur me një kalim te Milani gjatë verës, por lojtari i Djajve të Kuq është vetëm njëri nga opsionet për të forcuar opsionet sulmuese të ekipit të Stefano Piolit për sezonin 2022/2023.
Pronarët e kuqezinjve, Elliott Managment janë në bisedime me fondin me bazë në Bahrejn, Investcorp, për një marrëveshje blerjeje prej 1.18 miliardë eurosh, e cila mund t’i lejojë Paolo Maldinit dhe Ricky Massara të përballojnë një buxhet prej 300 milionë eurosh gjatë verës.
Shitja e Rossonerëve te kompania Investcorp do të lumturonte tifozët e klubit nga San Siro, pasi do të kishte një buxhet të madh për investime gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.
Sipas gazetës Il Corriere dello Sport, Sven Botman i Lille ka të ngjarë të jetë nënshkrimi i tyre i parë për sezonin 2022/23, por një nga prioritetet e Milanit është t’i japë Piolit më shumë opsione në sulm.
Divock Origi i Liverpoolit është afër arritjes së një marrëveshjeje me kuqezinjtë dhe ai nuk do të jetë fytyra e vetme e re në San Siro sezonin e ardhshëm.
Il Corriere dello Sport citon mediat britanike që thonë se Lingard i Unitedit është një nga lojtarët e monitoruar nga kuqezinjtë. Reprezentuesi anglez është në dispozicion si lojtar i lirë pasi kontrata e tij në Old Trafford skadon në qershor.
Domenico Berardi është një tjetër opsion, por çmimi i kërkuar i Sassuolos është rreth 30 milionë euro.
Riyad Mahrez i Manchester City është një tjetër lojtar i lidhur me kuqezinjtë. Kontrata e tij në Etihad skadon në qershor 2023 dhe gjigantët e Serie A mund të përballojnë pagën e tij të majme falë dekretit të rritjes që do t’i lejonte ata të kursenin 50 për qind në pagën bruto të lojtarit.
Pak javë më parë, agjentët e Marco Asensios konfirmuan interesimin e kuqezinjve për spanjollin, të cilit i është ofruar vazhdim i kontratës nga Real Madrid.
Megjithatë, ai do të marrë një vendim për të ardhmen e tij në fund të sezonit, duke pritur të dijë nëse Kylian Mbappe do të transferohet në Spanjë.
Milani gjithashtu duhet të nënshkruajë një qendërsulmues të ri, pavarësisht nga e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic.
Sebastien Haller, Gianluca Scamacca, Jonathan David dhe Darwin Nunez janë në radarët e kuqezinjve, por zgjedhja për sulmuesin e ri të Milanit do të varet gjithashtu nga sa para do të jenë në gjendje të investojnë gjatë verës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit

FC Prishtina 01 triumfon në finalen dramatike të Kupës së Kosovës në futsall

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit

Flick duket se ka gati formacionin startues përballë Realit në finalen e Kupës së Mbretit

Redaktori i France Football i kishte kërkuar falje, ndërsa Zidane mendon se legjenda e futbollit ishte grabitur për Topin e Artë

Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

Milan - Bologna, finalja e Kupës së Italisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit