Tashmë, dihet se ekziston thënia që jeta nuk e ka dimensionin e plotë nëse është e “zhveshur” nga muzika fisnike. Kjo thënie merr kuptim, derisa e shikoni Hysen Nimanin, se si dirigjon me elegancë dhe e bën muzikën që ta përjetoni me shpirt duke flakur dyshimin, pendimin, frikën, ankthin, lumturinë…
Për shumicën e njerëzve dirigjenti është personalitet i veçantë, i cili sikur i dëgjon dhe i ‘disiplinon’ të gjitha tonet, që dëgjuesi i rëndomtë nuk i ka të njohura dhe, falë shkopit magjik, gjestet e tij vijnë tek ne si diçka mahnitëse duke i lidhur si me penj të gjitha shqisat bashkë me ndjenjat e forta të njeriut.
Nën “komandën” e tij është e gjithë orkestra, por në të njëjtën kohë, edhe publiku, i cili sikur nuk merr frymë derisa nuk ekzekutohet vepra.
Artisti i gjithanshëm nga Peja, Hysen Nimani, ka kohë që është prezent në skenat tona përmes kompozimeve dhe aranzhimeve, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Bullgari, Turqi, etj., duke u dëshmuar si një profesionist i fushës së vet.
Veprat e profesorit të asociuar në Fak. e Arteve, e sidomos ajo për piano “77”, fuga në F-dur; pastaj Trio per flaut, klarinetë, piano; Valsi; “Kënga epike”; “Për mëmëdhenë” etj., janë vlerësuar lartë nga publiku dhe kritika.
Hysen Nimani ushtron projekte të shumta muzikore, ndërkohë që është edhe pedagog, pianist, kompozitor, profesione këto që i kryen me pasion dhe përkushtim të madh.
Jeta artistike i ka dhuruar plot momente të bukura dhe emocionuese, ndërsa lëvizjet e duarve, sikur i zëvendësojnë fjalët e tepërta.
Disa nga ndjenjat dhe përvojat e tij, po i ndan me lexuesit përmes kësaj interviste, e cila për shumëçka duket interesante dhe e veçantë.
Thuhet se muzikantët, në rend të parë, vijnë nga familjet e artistëve. Cilat janë ndjenjat dhe kujtimet e para muzikore?
Ashtu thuhet, por jo gjithmonë ndodh kështu. Pasi që familja ime është artdashëse dhe dëshirën për art nuk e kursyen ta shpalosin edhe tek unë. I kujtoj me shumë nostalgji dhe me ndjenjë të bukur aktivitetet e shkollës fillore, paraqitja në ditët e shkollës apo festave të ndryshme, kryesisht më shumë si solo-këngëtar (sepse konsiderohesha nga mësuesit si fëmijë me zë të bukur), e sigurisht që ky hobi im për artin muzikor filloi të bëhet profesioni im që vazhdova me orientimin në shkollën e mesme të muzikës. Që nga shkolla e mesme e deri më tani, koncertet janë të bollshme dhe të mbushura me shumë kujtime të bukura.
Në fillim të karrierës a keni dëshiruar të bëheni muzikant apo dirigjent?
Të them të drejtën, dëshira ime ishte që t’i ruajmë fillet tona muzikore dhe të qëndrojmë tek muzika e mirëfilltë shqiptare. Pasi që unë kisha një zë të bukur, gjithmonë kam qenë pjesëtar i korit, qoftë në shkollën e mesme apo në Akademi dhe, mund të them që aty më janë ndezur shkëndijat e dëshirës për të qenë dirigjent.
Ekzekutimi në ndonjë instrument a është thjesht zanat – si edhe të gjitha zanatet e tjera apo është e nevojshme ndonjë magji shtesë?
Sigurisht është “magjia” e talentit. Por është puna që e ka përqindjen më të madhe.
Luani në piano dhe instrumente tjera. Ndieni ndonjëherë dëshirën që të uleni midis anëtarëve të orkestrës dhe të bëni muzikë?
Po, luaj edhe në kitarë, harmonikë e çifteli. Më shumë dëshira më qëndron tek dirigjimi. Instrumente të tjera më shumë luaj për disponimin dhe dëshirën time e ndonjëherë edhe për personin e dashur.
Na thuani diçka më shumë si duket jeta juaj emotive si dirigjent: shtohen buzëqeshjet në fytyrë dhe fisnikërimi në shpirt apo krijohen rrudha në ballë, që nuk është rast i rrallë.
E bukura e artit është ajo që bënë t’i përjetojmë të gjitha emocionet. Sa është stresuese, aq është edhe argëtuese. Është ajo thënia që “Pas çdo vështirësie, vjen lehtësimi”, rrudhat të krijohen gjatë përgjegjësisë koncertale, mirëpo fytyra të buzëqeshë, zemra të relaksohet dhe buzëqeshja të shfaqet.., pas punës së përfunduar me sukses.
Cilat kualitete nevojiten për t’u bërë dirigjenti mirë?
Si dirigjent i korit patjetër që duhet ta kesh veshin e pastër, të jesh njohës i mirë i solfezhit, teknikave vokale, ndërsa dirigjenti i orkestrës duhet të jetë njohës i mirë i instrumenteve (teknikave të interpretimit). Është edhe lidhje me edukatën fizike apo edhe estetike, mbi të gjitha është vetëbesimi që shfaq dirigjenti tek anëtarët.
Cili është instrumenti më fisnik që nxjerr notat më pikante gjatë ekzekutimit të një vepre?
Instrumenti i pianos është kryesori si për intonim ashtu edhe për përcjellje.
A jeni gjendur ndonjëherë në situata kur e keni ndjerë veten ngushtë për të kontrolluar orkestrën?
Nuk mund të them se isha i ndjerë ngushtë, ani pse ndoshta kisha vështirësi në fillim kur e kam zgjedhur partiturën, por, kam bërë prova të shumta në mënyrë që edhe në skenë të ndihem më rehat. Anëtarët e korit/orkestrës nuk pranojnë të kemi pasiguri, edhe po të kesh.., mos reflekto.
A ndodh që të keni pikëpamje të ndryshme nga solistët në ekzekutimin e kompozicioneve?
Nuk është në pyetje dallimi, por puna e solistëve dhe kapaciteti i tyre për të kryer detyrën sa më mirë të jetë e mundur. Një paraqitje e suksesshme sigurisht që arrihet edhe me ndihmën e solistëve të mirë. Me gjithë qenien time mundohem të punoj me studentët, por sigurisht përzgjedhja bëhet prej më të mirëve.
Nëse do të detyroheni të zgjidhni, cilat nga dy veprat do t’i merrnit në ishullin e shkretë?
Jam shumë i gjerë sa i përket shijeve të kompozimeve muzikore artistike… Oratoriumin G. F. Handel: Messiah, etj.
Si profesor në Fakultetin e arteve dhe pedagog i muzikës, çfarë u ofroni muzikantëve të rinj?
Dyert e mia janë të hapura për të gjithë të rinjtë që pëlqejnë apo merren me muzikë. Për artdashësit sigurisht koncerte të shumta artistike, ndërsa muzikantëve, njohuri, mbështetje dhe përkrahje maksimale.
Cilat kritere tuaja patjetër duhet t’i kënaqë vepra bashkëkohore para se ta vini në repertor? A u kushtoni kujdes prirjeve të muzikantëve dhe afiniteteve të publikut?
Muzika artistike me të madhe ka filluar të jetë zbehje për dëshirën e publikut. Jemi të zhytur, por ende jo të mbytur në komercializëm. Jam dirigjent i ri në qytetin e Pejës (pra që 5 vite), dhe mundohem që ky errësim që ka kapluar muzikën artistike të kalojë sa më parë. Mundohem që muzika bashkëkohore të jetë në bashkëpunim me tradicionalen, që muzika artistike prapë ta ketë rëndësinë e viteve më të hershme, vite të cilat në mungesë të lirisë së plotë, kompozitorët e respektuar, shfaqen lirinë e tyre përmes këngëve dhe kompozimeve me shumë vlerë!
Thonë që dirigjenti dhe shefi i shtetit kanë punë të njëjtë: përpiqen që njerëzve t’ua imponojnë idenë e tyre dhe se me ato ide t’i bashkojnë. Si do ta përshkruanit punën tuaj me këtë orkestër? Cilat janë vlerat dhe cilat të metat e saj?
Sigurisht që përvoja është ajo e cila të jep orientimin e duhur. Unë si dirigjent sigurisht që mundohem t’i përshtatem dëshirës së audiencës mirëpo gjithmonë duke qëndruar në kombinim me muzikën artistike apo të shkolluar, mundohem që gjithmonë të paraqitem me muzikë me vlerë! Nuk mund të ketë të meta tek e bukura!
Te muzika moderne klasike theksi është tek ideja, mirëpo ku është pra dallimi midis talentit dhe idesë, sepse ekzistojnë njerëz të cilët nuk janë artistë, ndërkaq janë plot me ide?
Është fakt që ideja kushton! Ideja është thesar! Zoti të bekon me talent, pra është me të lindur. Muzika klasike përpos që ka talentin ka edhe ide gjeniale dhe padyshim që është muzikë e shkolluar. Pa punë, pa ide dhe pa dëshirë, talenti është i kotë!
Arti e fisnikëron njeriun. Në cilin kuptim e bën këtë muzika?
Lirisht mund të them që muzika e plotëson njeriun!
Përse muzikantët klasikë nuk mund të dëgjojnë – më së shpeshti muzikën tjetër kulmore?
Një muzikant duhet të ketë diapazon të gjerë të dëgjimit, pra të jetë universal në muzikë, në mënyrë që dallimin ta reflektojë shumë më lehtë dhe të ju bëjë më të kjartë se çka vlen me të vërtetë. Muzika kulmore momentale, nuk ka domethënie muzikore, është muzikë shumë e varfër në të gjitha qasjet muzikore. Kjo është edhe arsyeja që një muzikantit të mirë shkakton acarim në veshin e tij dhe truri nuk e akcepton.
Gjithnjë e më të shpeshtë janë shembujt në botë që ekzekutimin e muzikës klasike e shndërrojnë në paraqitje skenike. Sa u besoni ideve të tilla?
Artet janë të lidhura dhe gërshetohen mes vete. Sigurisht që paraqitjet skenike përcillen me muzikë. Muzika klasike ka qenë gjithnjë prezente edhe në të shkuarën. Ritemi, por pa e vërejtur, me muzikë klasike! Vetëm po t’i dëgjojmë lodrat e fëmijëve/foshnjëve, e kuptojmë rëndësinë e muzikës klasike.
Publiku dikur ka pasur për qëllim të kultivojë dhe të dashurojë muzikën klasike, përkatësisht ka krijuar shprehinë e shkuarjes në teatër dhe në koncerte. Si duket kjo tani? Mund të bëni paralele?
E ceka edhe më parë që komercializmi është në radhë të parë. Është një pjesë më e vogël që pëlqen shkuarjen në film dhe teatër. Ndoshta edhe zhvillimi i madh i teknologjisë ka të metat e veta. Kushtet ekonomike poashtu ndikojnë në zhvillimin e muzikës. Por, prapë mbetem tek optimizmi shumë i madh dhe shpresojë e mundohemi të paktën t’iu rikujtojmë që komercializmi është vetëm një kiç muzikor.
Sa është e dobishme të jesh i shkolluar në domenin e muzikës klasike, nëse publiku dhe tregu nuk janë mjaftueshëm të mëdhenj që të përkrahin marrjen e mëtutjeshme vetëm me të?
Sigurisht që është e rëndësishme! Të drejtën e punës tënde nuk ta mohon askush. Nëse me të vërtetë do që të punosh, punë dhe sukses do të kesh. Muzika është profesion që kërkon të marr gjithë shpirtin tënd, pra të punosh me gjithë zemër dhe me dëshirë shumë të madhe, në mënyrë që të arrish atë çka do. Janë institucionet muzikore që po punojnë fort dhe po e kthejnë publikun në kahjen më të mirë të mundshme, vetëm se duhet shumë durim dhe shumë punë. Gjithmonë vlen thënia “Jep sa më shumë, për të marrë diçka”
Veprat tuaja i ekzekutojnë edhe të tjerët. Cilat kanë qenë çastet më mbresëlënëse të kësaj karriere?
Çdo perforim e ka emocionin dhe mbresat e veta. Për momentin më erdhi në mendje emocionin e bukur që na kanë dhuruar në një koncert në Bullgari. Ne përderisa ishim duke kënduar me korin në gjuhën bullgare, i gjithë publiku filloi të duartrokasë dhe të këndoj së bashku me ne, por, më emocionuese ishte kur korit tonë iu bashkëngjit Kryetari i Kyustendil-it. pra erdhi në skenën tonë dhe e këndoi këngën së bashku me ne!
Në mjedisin tonë artisti a mund të jetojë vetëm nga kompozimi në suaza të muzikës klasike, pa u marrë me punë shtesë?
Sigurisht që nëse kombinon ide për të mirën e vendit dhe nëse punon fort, mund të bësh jetë normale sikurse të gjithë.
Plagjiatura, deformimi muzikor dhe komercializmi po e zbehin dhe në të shumtën e rasteve po e shpërfytyrojnë muzikën e mirëfilltë shqiptare. Si mund të ndihmojë shoqëria për evitimin e këtyre fenomeneve?
Fatkeqësisht komercializmi ka përfshi gjithë Ballkanin. Kjo ndoshta edhe si pasojë e pushtimeve dhe luftërave që kanë kapluar shtetet e gadishullit. Sigurisht edhe demokracia e tepruar i ka prishur frerët estetiko-muzikorë. Mirëpo duhet gjithmonë të mirat t’i marrim shembull dhe të punojmë në ato rrugë. Duhet ta pranojmë dhe t’u kemi lakmi kulturën e shteteve që janë në fuqi dhe të zhvilluara. Populli duhet të vetëdijesohet që kultura është në radhë të parë. Platoni jo më kot ka thënë që “Sa më e fuqishme të jetë muzika e një shteti, aq më e fuqishme është edhe vetë shteti”. Nëse arti i mirëfilltë kultivohet, atëherë do të jetë shumë fitimprurës edhe për shtetin tonë. Pra, një plus tjetër që zhvillohet ekonomia e vendit. Ta qojmë përpara amanetin e të parëve tanë, ta eliminojmë negativen dhe mos ta humbin artin tonë të pasur muzikor, ngase nuk ka më bukur se sa të jesh i mbushur me energji pozitive nga një muzikë me vlerë!
Çfarë do t’u thoshit të rinjve për t’i nxitur që të vijnë e të dëgjojnë koncertet e muzikës klasike?
Jeta është bërë shumë ë vështirë dhe shumë dinamike, mbi të gjitha e stërmbushur nga streset. Shëndeti është primar për një jetë të shëndoshë dhe të bukur. Në secilin hulumtim dhe studim është konstatuar që muzika klasike është çlirim i nervave, qetësim i zemrës dhe disponim i njeriut. “Edhe lulet rriten më bukur kur është muzika e bukur”. Andaj mos e kurseni veten, por bëni dhuratë vetës. Dhurata më e bukur është koha e çmuar për vetën! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje