LAJMI I FUNDIT:

Madonna spekulohet se është në lidhje me balerinin 36 vjet më të ri

Madonna spekulohet se është në lidhje me balerinin 36 vjet më të ri

Këngëtarja e famshme Madonna, thuhet se ka nisur një lidhje të re.

Balerini Ahlamalik Williams është parë disa herë pranë këngëtares 61-vjeçare disa herë gjatë muajve të fundit.

Të shtunën ata u fotografuan së bashku në ballkonin e një hoteli në Miami, shkruan DailyMail.


Që kur u bë një balerin profesionist, Williams ka shëtitur botën me Madonën, duke udhëtuar nëpër Evropë, Amerikë dhe Azinë Lindore për të performuar në të gjitha shfaqjet e saj.

I lindur në prill të vitit 1994, Williams u rrit në Kaliforni ku shkoi në shkollën e mesme “Monterey Trail” pranë Sacramentos.

Babai i tij, Drue Williams, është një veteran i marinës amerikane që filloi shërbimin e tij ushtarak në vitin 1970.

Z. Williams, i cili tani është në pension, është gjithashtu një përkushtues i ekipit NFL të Oakland Raiders – duke e përshkruar veten si ‘tifozi numër një’ i tyre.

Ai takoi nënën e Ahlamalik, Laurie, në vitin 1986 dhe ata kanë tre fëmijë: balerinin Ahlamalik, vëllanë e tij Ahlijah dhe motrën LeYana.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, Ahlamalik u bashkua me prodhimin e CIRque du Soleil të Michael Jackson ONE në 2013.

Madonna (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Në profilin e tij në Facebook ai e përshkruan veten me fjalë të thjeshta: “Unë kërcej”. Williams ka punuar me Madonnën që nga viti 2015.

Williams gjithashtu u shfaq në filmin “Frat Brothers” të vitit 2013, ku interpretonte aktorin dhe reperin Romeo Miller.

Balerini tani po performon në turneun “Madame X” të këngëtares, që filloi në shtator.

Madonna (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Turneu është aktualisht në Miami Beach, ku dyshja janë fotografuar në një ballkon hoteli të shtunën.

Të ftuarit e tjerë të hotelit thanë që Williams kishte puthur Madonën para se t’i masazhonte asaj shpatullat.

25-vjeçari poston video të shpeshta nga rutinat e tij të vallëzimit në Instagram, ku ka më shumë se 80,000 ndjekës.

Mediat e huaja kanë raportuar se 35-vjeçari është i dashuri më i ri i këngëtares, dhe se diferenca e tyre e madhe në moshë nuk përbën problem për ta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori