Mbretëresha e muzikës pop ka marrë kritika të mira vetëm për filmin e viti 1996, “Evita”, ndërsa paraqitjet e saja në filmat e tillë si, “The Next Best Thing” (2000) dhe “Swept Away” (2002), kanë marrë kritika shumë negative.

Mirëpo, duket e tash Madonna ka vendosur ta rindërtojë karrierën e saj filmike me rolin e Simpson.

“Madonna e konsideron rolin e Wallis Simpson, si një projekt të madh filmik. Ajo është e pasionuar sikurse në kohën kur portretizoi Evitën”, ka thënë një burim për gazetën britanike “The Sun”.