LAJMI I FUNDIT:

“Made in China”, në panairin e veturave në Guangzhou shpërthen zjarri – besohet se shkaktar ishte vetura e prodhuar në Kinë

“Made in China”, në panairin e veturave në Guangzhou shpërthen zjarri – besohet se shkaktar ishte vetura e prodhuar në Kinë

Panairi i veturave që po mbahet në qytetin kinez Guangzhou ka patur një fillim të “nxehtë”, pasi një koncept futuristik u përfshi nga zjarri.

Detaje për këtë incident aktualisht ka pak, por në rrjetin social Weibo janë publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.


Fjala është për konceptin e kompanisë kineze IAT Automotive që bëri të ditur se tenda e vendosur brenda sallës u përfshi nga zjarri.

Shkaqet e incidentit akoma nuk dihen, por zjarri është lokalizuar shpejtë dhe askush nuk është lënduar.

Deri më tani zyrtarisht nuk është bërë e ditur por besohet se vetura shkaktoi zjarrin.

Kujtojmë që ky vend aziatik shpesh kritikohet për cilësinë e dobët të prodhimeve të ndryshme, si dhe për kopjimin dhe falsifikimin e markave të njohura botërore. /Telegrafi/