Vendimi për heqjen e taksës është çështje e nivelit të Qeverisë së Kosovës, por jo edhe atij partiak. Kushtetuta e Kosovës përcakton kompetencat e të parit të ekzekutivit, ku secila ministri duhet të veprojë në pajtim me politikat qeveritare.
Kështu deklaroi për KosovaPress, zëvendëskryeministri Haki Abazi, i cili pas deklaratës së sotme të liderit të LDK-së Isa Mustafa ku kërkoi që Kurti ta tërheqë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe ta heqë taksën 100 për qind, Abazi bën me dije që kryeministri aktual nuk do të kërkojë falje.
“Neni 94, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës thotë që kryeministri siguron që secila ministri të vepron në pajtim me politikat qeveritare, dhe nuk kam koment tjetër. Unë besoj edhe si shoqëri, edhe si qeveri duhet të zbatojmë kushtetutën”, tha ai.
Sipas Abazit, qeveria aktuale është e përkushtuar në shërbimet e qytetarëve dhe për të luftuar virusin COVID-19.
“Ne tani jemi duke kryer obligimet tona si qeveri… jemi duke i kryer punët ashtu siç e kemi obligim edhe për coronavirusin edhe për çështjet tjera. Sigurisht që me prioritet është çështja e shërbimeve për qytetarët dhe parandalimit të përhapjes të coronavirusit. Gjë të cilën janë duke e bërë të gjitha qeveritë në botë. Aty jemi të fokusuar ne. Tani nëse dikush tjetër tenton të bëjë gjëra të tjera, ato janë pyetje për të tjerët thënë të drejtën”, deklaroi ai.
Sa i përket heqjes së taksës, kërkesë kjo e Isa Mustafës, Abazi ka theksuar se kjo është çështje e nivelit qeveritar, e jo e atij partiak.
“Është vendim i qeverisë, qeveria merr vendime duke i analizuar të gjitha rrethanat edhe për çështjen e tarifës, është vetëm vendim i qeverisë, i ekzekutivit, nuk është i Kuvendit të Kosovës, apo dikujt tjetër. Ne kemi qenë de ri me 15 mars kemi kërkuar të pajtueshmëri të planit shtatë pikësh, dhe ditëve në vijim sigurisht që do të kemi formën e pajtueshmërisë me partnerin e koalicionit edhe për çështjen e tarifës…E cila është e bazuar në marrëveshjen e koalicionit dhe programin qeverisës”, theksoi ndër të tjera.
Tani më Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të iniciuar mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë, në të cilën ka një pjesë të pushtetit. Zëvendëskryeministri Haki Abazi thotë se do të ishte në kundërshtim me rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë në qoftë se do të mbahej një seancë gjatë këtyre ditëve.
Megjithatë, thotë se është në dorën e kryeparlamentares Vjosa Osmani, për të cilën beson se është e përkushtuar të respektojë rekomandimet e IKShP-së.
“Çdo vendim i qeverisë deri tani edhe institucionet e Kosovës është bazuar në rekomandimin e institucio neve të shëndetësisë. Rekomandimet janë që të mos mbahet takimet me shumë njerëz dhe ne nuk duhet rrezikuar asnjë formë institucionet vitale, siç janë parlamenti dhe institucionet tjera. Do të duhej të ishin dhe janë në zbatim të politikave në mbrojtjen e qytetarëve. Kështu që nuk ka kushte që të kemi takime të mëdha, sigurisht edhe nga praktikat e vendeve të tjera. Kuvendi do të ishte i rrezikuar të mblidhet në këtë kohë. Por, ky është vetëm mendimi im se në fund është kryetarja e Kuvendit të Kosovës ajo që vendos dhe sigurisht që ajo është e përkushtuar të respektoj rekomandimet e ekspertëve”, deklaroi Abazi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë