Partitë opozitare vazhdojnë akuzat ndaj zyrtarëve të LVV-së për ushtrim të ndikimit gjatë punësimeve të fundit në KEK.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ngritur sot kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit që janë bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
LDK ka akuzuar LVV-në se ka kapur institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike, në mesin e të cilave edhe KEK-un.
Por, edhe partia tjetër opozitare PSD ka qenë mjaft e zëshme në raport me konkursin e fundit në KEK.
Zyrtarë të lartë të partisë opozitare jashtëparlamentare kanë akuzuar Vetëvendosjen se ka parapërgatitur listat e personave që tashmë janë rekrutuar në KEK.
Nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se KEK-u është vetëm një shpërthim masiv i punësimeve familjare e partiake.
“Nëse më herët është bërë kjo vepër me njëfarë turpi, tani kapja e shtetit është shndërruar në ideologji. Kjo pasi që LVV mendon se vetëm me njerëzit e saj mund ta bëj çlirimin e shtetit duke punësuar vetëm ata”.
Krasniqi thotë se dikur punësimet familjare e partiake janë quajtur “nepotizëm” e “kriminalitet” derisa tani ka justifikime që lidhen me “çlirimin e shtetit”.
Aktiviti i LVV-së, Dardan Krasniqi, që është edhe kunati i Albulena Haxhiut, ka akuzuar zyrtarët e PSD-së se po bëjnë fabrikime akuzash në dëm të Vetëvendosjes.
“LVV për shkak të rrethanave të kohës është shtrirë fillimisht nga familjarët. Në organizimin dhe shtrirjen e LVV-së, Frashëri i ka pasur të dy motrat dhe babën, për të cilët kam shumë respekt. Madje ato kanë marrë paga në LVV… Ku mund të akuzohet Rabit Konjufca se është axha i Glaukut kur ai ka themelua LVV-në në Lipjan. Frashëri, sot për të deformuar opinionin thotë “axha i Glaukut” për Rabit Konjufcën. Berat Lahu ka qenë themelues i LVV-së në Prishtinë, derisa sot ky i thotë dhëndëri i Liburn Aliut”, ka replikuar Dardan Krasniqi.
Aktiviti i LVV-së në debat e sipër i ka përmendur Krasniqit edhe punësimin e motrës në arsim, e që sipas tij është bërë në kohën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“A është punësuar Krenarja [motra e Frashër Krasniqit] në arsim në kohën e Lëvizjes Vetëvendosje. Pse ne kurrë nuk kemi bërë zhurmë që ka qenë aktiviste”, tha Krasniqi, përcjell Telegrafi.
Frashër Krasniqi ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se e motra i është punësuar në Komunën e Prishtinës gjatë qeverisjes së Isa Mustafës.
“Mos manipulo. Ajo është punësuar në vitin 2012 dhe ishte e vetmja e diplomuar në fushën e kërkuar”, i është përgjigjur Frashëri.
Përplasjet e Krasniqit me zyrtarët e LVV-së kanë vazhduar kur ky i fundit ka thënë se deputeti i LVV-së, Halil Thaçi ka vendosur listën e personave që do të punësohen në KEK në një hotel.
Reagimi i deputetit ishte i menjëhershëm.
Ai përmes një lidhje telefonike ka mohuar gjithçka.
“Ta keni parasysh se mentaliteti që një deputet ka ndikim në ndërmarrjet publike kanë përfunduar me 14 shkurt 2021. Ai mentalitet i takon qeverisë së kaluar. Gjithë kjo zhurmë dhe gjithë kjo piskamë që po bëhet për 120 të rijnë që janë punësuar në KEK, po bëhet për të mbuluar suksesin e Qeverisë Kurti për bllokimin e zgjedhjeve serbe”, ka deklaruar Thaçi.
Ndryshe, sot Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka thënë se është duke mbledhur informatat lidhur me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
AKK bën me dije se ka pranuar telefonata dhe interesime të individëve të ndryshëm në lidhje me rolin që mund të ketë ky institucion në trajtimin e këtyre pretendimeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania