Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, thotë se Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur imazh më të mirë që vjen si rezultat direkt i qasjes së re për të ndërruar kursin e qeverisjes me vendin.

Sipas partisë që udhëhiqet nga kryeministri Kurti lufta ndaj krimit e korrupsionit dhe demokratizimi institucional tashmë po evidentohen në çdo raport ndërkombëtar.


“Raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën thekson se Republika e Kosovës ka bërë përparim thelbësor në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë LVV, transmeton Telegrafi.

294167259 415996747233248 687160294860182111 n

Sipas kësaj partie, në këtë raport fjala ‘’korrupsion’’ përmendët vetëm 5 herë dhe atë nën konotacionin pozitiv të luftës ndaj këtij fenomeni. /Telegrafi/