LAJMI I FUNDIT:

Supremja hedh poshtë ankesën e LVV-së, për anulimin e votave me postë

Supremja hedh poshtë ankesën e LVV-së, për anulimin e votave me postë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje me të cilën ka kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se ankesa e pranuar me datë 21 mars 2025 e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 është refuzuar si e pabazuar.

“Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.641/2025, të datës 19.03.2025, është vendosur: REFUZOHET e pabazuar ankesa A.nr.641/2025, të datës 17.03.2025 e subjektit politik: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me seli në Prishtinë, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me seli në Prishtinë, Nr.01/727- 2025, të datës 15 Mars 2025, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 09.02.2025, me të cilën ka kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj, gjithsej 18933 vota dhe këto vota të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ta urdhërojë KQZ-në që të përsërisë votimin me postë në tërësi si dhe ti largoj nga lista e kandidatëve të subjektit politik LDK kandidatët të cekur me emër e mbiemër në arsyetimin e kësaj ankese, për shkak të manipulimit me vota të ardhura me postë dhe të mos e lejojë subjektin politik LDK ti zëvendësoj kandidatët e larguar”, thuhet në vendim.


Po ashtu, Supremja refuzoi edhe kërkesën e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDAK) – LPB, me seli në Ferizaj.

Supremja refuzon ankesën e koalicionit PDAK – LPB për rinumërim të votave
Lexo po ashtu Supremja refuzon ankesën e koalicionit PDAK – LPB për rinumërim të votave

Ndryshe, më datë 24 është refuzuar ankesa e kandidatit për deputet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.636/2025. /Telegrafi/