Drenica ka pësuar humbje në shtëpi në kuadër të xhiros së 25-të 2-3 nga Malisheva.

Pas kësaj humbje drenicasit nuk e shohin vetën të qetë, pasi kanë pikë të barabarta sa Malisheva e Prishtina në luftën për mbijetesë.


Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka thënë pas ndeshjes se Malisheva i ndëshkoi nga gabimet që bënë futbollistët e tij.

“Në fillim të pjesës së dytë arritëm ta barazonim, e morëm kontrollin e ndeshjes, krijuam gjysmë raste".

Lushtaku 1

"Në minutat e fundit tentuam me harkime nga krahët por nuk mjaftoi".

"Në përgjithësi kemi qenë më të mirë se Malisheva, që na ka dënuar nga gabimet tona".

"Ne nuk i shfrytëzuam rastet që i kishim dhe e humbëm ndeshjen. Ky është futbolli, kemi humbur këtë ndeshje dhe tani do të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Po pësojmë gola të lehtë dhe këtë javë do të mundohemi ta përmirësojmë pjesën defensive”, u shpreh Lushtaku.

Pas kësaj ndeshje Drenica zë vendin e shtatë në tabelë me 32 pikë, sa ka edhe Malisheva e gjashta dhe Prishtina e pesta. /Telegrafi/

telegrafi sport app