Ish-deputeti i kuvendit të Kosovës dhe ish nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku dhe familjarë të tij, dyshohet se janë përfshirë në një incident me policë të Kosovës, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Lushtaku ka deklaruar se i vjen keq për gjithçka ka ndodhur mbrëmë dhe sipas tij pasojat kanë mundur të jenë edhe më të mëdha, për shkak të veprimeve abnoramle dhe agresive të policit Enver Smakiqi.
“Ndonëse kisha vendosur që të mos bëj deklaratë publike dhe çështjen ia kam besuar institucioneve ligjore, por për shkak të nxitimit të disa eksponentëve të caktuar të cilët çdo herë janë të gatshëm të bëjnë gjykime publike pa fakte, po flas detajisht për incidentin. Më vjen keq për gjithë çfarë ka ndodhur mbrëmë, në përfshirjen në një inicident krejtësisht të panevojshëm, ku pasoja kanë mundur të jenë edhe me të mëdha për faktin e veprime abnoramle dhe agresive të policit Enver Smakiqi. Polici Smakiqi pa asnjë arsye ka përdorur armën mbrëmë dhe ka plagosur kolegun e tij, derisa qëllim cak kishte vëllaun tim Faton Lushtaku”, thotë ai.
Lushtaku thotë se nuk ka pasur armë mbrëmë e as nuk kanë përdorur ndaj policisë, por që polici është plagosur nga arma e kolegut të tij, çka thotë se do të dëshmohet.
“Për hir të së vërtetës dhe vetëm të së vërtetës, deklaroj me përgjegjësi të plotë se unë as nuk kam pas armë, dhe asnjë familjar imi mbrëmë nuk ka përdorë armë. Polici është plagosur nga arma e kolegut të tij Enver Smakiqi, gjë që mund të vërtetohet lehtë nga tri gëzhojat e plumbave të shkrepur nga arma dhe dora e policit Enver Smakiqi. Krejt çka unë po them tani, besoj se e konfirmon edhe policia pas hetimeve dhe analizave e ekzaminimeve të policisë”, shpjegon Lushtaku për gazeta Blic.
Tutje, ai tregon rrjedhën e ngjarjes.
“Polici Enver Smakiqi pasi ka shqiptuar një gjobë ka vazhduar duke maltretuar fizikisht djalin tim Arberin. Unë kam qenë duke u kthyer në shtëpi me dy vëllezërit e mi dhe e kam parë djalin me veturë ndalur, ku jemi ndalur të shikojmë se çka është problemi, por sjelljet e policit Enver Smakiqi kanë qenë jashtëzakonisht jo normale dhe të dhunshme. Polici Enver Smakiqi ka filluar konflikt me vëllaun tim Fatonin, pastaj ky polic ka nxjerrë armën të cilën ka shkrepur dy plumba, të cilë kanë shkuar huq. Por fatkeqësisht plumbi i tretë ka goditur në këmbë policin Geci. Fatoni dhe vëllezërit e mi kanë reaguar në vetëmbrojtje, ndërsa unë gjatë tërë kohës jam munduar të evitoj konfliktin. Polici Enver Smakiqi ishte jashtë kontrollës, ku për pasojë mbrëmë kemi qenë në rrezik të na vriste të gjithëve neve dhe kolegët e tij. Ky nuk është ky rasti i parë qe polici Enver Smakiqi shfaq dhunë dhe forcë fizike ndaj qytetarëve”, thekson Nuredin Lushtaku.
Ai shton se mbetet përgjegjësi e institucioneve që ta zbardhin të vërtetën e rastit të mbrëmshëm, teksa potencon se janë gënjeshtra lajmet se ai ka plagosur dy policë.
“Mbetet përgjegjësi e institucioneve të merren me të dhe në veçanti të prezantojnë të vërtetën e rastit të ndodhur mbrëmë, që ka ardhur si pasojë e agresivitetit, dhunës dhe përdorimit të armës pa asnjë arsye nga polici Enver Smakiqi. Lajmet e publikuara mbrëmë nga disa portale se gjoja unë kam plagosur dy policë, janë gënjeshtra të qëllimshme dhe tendencioze. Hetime e pavarura dhe të pandikuar do ta zbardhin të vërtetën dhe do të vërtetojnë deklarimin tim”, u shpreh tutje.
“Inspektorati Policor duhet të sqarojë sa raste të konfliktit dhe ushtrimit të dhunës ndaj qytetarëve i ka polici Enver Smakiqi. Përse ka dhjetëra raste të përdorimit të dhunës e konflikteve me qytetarët dhe është toleruar polici Enver Smakiqi. Kush janë miqtë e Enver Smakiqi në Inspekoratin Policore qe ia kanë mbuluar veprat atij të deritanishme?!”, deklaron Nuredin Lushtaku.
Lidhur me incidentin e së dielës, Telegrafi vazhdimisht ka raportuar për ngjarjen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania