Mbrojtësi Lumbardh Dellova pritet të luajë ndaj Turqisë pas disa keqkuptimeve që ndodhën të enjten mbrëma.

Dellova për Telegrafin pas ndeshjes deklaroi se do të mungojë ndaj turqve si pasojë e kartonëve të verdhë, megjithatë kjo ka qenë vetëm një keqkuptim.


Rregullat e UEFA-s konfirmojnë se kartonët e verdhë që marrin lojtarët në fazën e grupeve (në këtë rast kualifikueset e Botërorit) do të “fshihen” në play-off.

Kësisoj, Dellova pavarësisht që u ndëshkua me të verdhë në fitoren ndaj Sllovakisë nuk është i suspenduar për finalen e madhe ndaj Turqisë, të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Pra, thënë më thjeshtë vetëm në rast që përzgjedhësi Franco Foda vendosë të mos e startojë yllin e CSKA Sofias ose nëse ndodhë më e keqja, pra ndonjë lëndim në këto stërvitje – atëherë Dellova do të jetë në fushën e gjelbër.

Kosova nuk pritet të ketë ndonjë mungesë në sfidën më të rëndësishme në histori, ku me një fitore do ta siguronin pjesëmarrjen në kompeticionin më madhor, pra Kupën e Botës./Telegrafi/

telegrafi sport app