LAJMI I FUNDIT:

Lumbardh Dellova fiton çmimin si “Më i miri nga lexuesit e Telegrafit” për vitin 2023

Lumbardh Dellova fiton çmimin si “Më i miri nga lexuesit e Telegrafit” për vitin 2023

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ka fituar çmimin “Më i miri nga lexuesit” për vitin 2023, çmim i cili dhurohet për herë të dytë këtë vit nga redaksia e sportit në portalin numër një në vend Telegrafi.

Portali juaj, Telegrafi.com apo më saktësisht redaksia e sportit ka vazhduar për vitin e dytë dhënien e çmimit që zgjidhet pikërisht nga lexuesit tanë besnik, votat e të cilëve zgjedhin rrjedhimisht futbollistin më të mirë për vitin 2023 në Kosovë.

Sondazhi u hap në faqen e Telegrafit dhe rrjetet sociale me datë 5 dhjetor dhe ishte i hapur për të votuar deri në ora 11:00 të datës 15 dhjetor.


Në këtë sondazh ku ishin plot 20 futbollistë, pati mbi 10,000 vota apo më saktësisht plot 10,290 vota, të cilat zgjodhën edhe fituesin.

Fitues i çmimit “më i miri nga lexuesit” ishte mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, i cili fitoi 21 për qind të vota të përgjithshme.

Dellova në këtë garë la pas vetes talentin e Gjilanit, Redon Ismaili që u rendit i dyti me 15 për qind të votave, portierin e Dukagjinit, Kenan Haxhihamza dhe kapitenin e Prishtinës, Mërgim Pefqeli, me nga 12 për qind të votave, të cilët përfunduan në pozitat tre dhe katër.

Drilon Hazrollaj i Malishevës pati 7 për qind të votave në pozitën e pestë, ndërsa Armend Thaqi, Qëndrim Zyba dhe Rron Broja përfunduan pas tij me nga 4 për qind të votave. Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni të Llapit patën nga 3 për qind.

Të gjithë pjesëmarrësit tjerë përfunduan me numër të vogël votash, që në përqindje i bie dy apo një për qind.

Votat e sondazhit të Telegrafit

Ky çmimi i lexuesve do t’i ndahet Dellovës ditën e hënë apo më saktë me datë 18 dhjetor 2023, në redaksinë e portalin Telegrafi.com.

Krahas këtij çmimi të lexuesve, Telegrafi Sport do të vazhdoj me traditën e ndarjes së çmimeve të përhershme, tash e disa vite si “Lojtari i Vitit”, “Trajneri i Vitit”, “Portieri i Vitit”, “Mbrojtësi i Vitit”, “Mesfushori i Vitit”, “Sulmuesi i Vitit” dhe “Talenti i Vitit”.

Ndryshe, Dellova ishte njëri nga më meritorët në suksesin e Ballkanit këtë sezon ku u kualifikuan në grupet e Ligës së Konferencës, ndërsa në sezonin vjeshtor 2023/24 në Superligën e Kosovës janë lider dhe drejt titullit të tretë radhazi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori