LAJMI I FUNDIT:

Lukashenko viziton migrantët në kufi me Poloninë: Nëse doni të shkoni në Perëndim, shkoni – askush nuk do t’ju ndal

Lukashenko viziton migrantët në kufi me Poloninë: Nëse doni të shkoni në Perëndim, shkoni – askush nuk do t’ju ndal

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko u tha sot migrantëve në kufirin me Poloninë se Bjellorusia do t’i ndihmojë ata të kthehen në shtëpi, por nuk do t’i detyrojë ata të largohen.

Mijëra migrantë të ardhur nga vendet e Lindjes janë në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë dhe po kërkojnë që të lëvizin në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Për ata që duan të shkojnë në shtëpi, ne do t’i ndihmojmë “, tha Lukashenko gjatë një vizite në një kamp të improvizuar migrantësh. “Por ne nuk do t’ju shtyjmë. Kjo nuk është e drejtë”, shtoi ai.


Lukashenko theksoi se ata nuk do të luajnë me fatin e tyre. “Nëse doni të shkoni në Perëndim, ne nuk do t’ju ndalojmë, nuk do t’ju mbysim, nuk do t’ju rrahim”, tha ai. “Është në dorën tuaj. Kaloni matanë. Shkoni”, tha ndër të tjerash i pari i shtetit bjellorus.

Ai paralajmëroi se kriza e migrantëve, nëse nuk zgjidhet tani, do të bëhet edhe më e madhe, raporton washingtonpost.

Gjatë vizitës së parë në kufi që nga fillimi i krizës, Lukashenko vizitoi njerëzit që u siguronin migrantëve ushqim dhe bisedoi me stafin e Kryqit të Kuq.

Ndryshe, Bjellorusia ka filluar të kthejë disa emigrantë në shtëpi, por është ende në pritje të një përgjigjeje të BE-së nëse do të pranojë 2,000 njerëz që presin në kufi me Poloninë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori