Romelu Lukakut siç duket edhe pas shumë javësh nuk i ka dal inati nga humbje që pasoi ndaj Juventusit, pasi deklarata e tij e fundit, pritet të hap një debat të ri në futbollin italian.

Lukaku beson që futbolli duhej të ishte ndalur para se ndeshje Juventus – Inter (2-0) të zhvillohej, duke thënë se futbolli në Itali u ndal pasi një juventin doli pozitiv, duke iu referuar Daniele Ruganit.


"Shëndeti vjen i pari. Pse duhet të luajmë nëse ka njerëz në botë që po rrezikojnë jetën e tyre? Megjithatë është e nevojshme që lojtari i Juventusit të jetë pozitiv që futbolli të ndalet: A është kjo normale? Jo, nuk është normale", ka thënë Lukaku.

romelu lukaku trending topic twitter

Sulmuesi nerazzurri foli për këtë gjatë në Instagram në një intervistë drejtpërdrejtë të organizuar nga Puma me Thierry Henryn.

"E pranoj që më mungon futbolli, por tani gjëja e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Gjithçka tjetër është sekondare”.

“Ajo që më mungon më shumë është ritmi i garës, duelet me kundërshtarin, stadiumi plotë, afeksioni i publikut. Unë po shfrytëzoj këtë moment për të analizuar ndeshjet e mia të fundit”, ka thënë Lukaku.

014371400 1570407530 20191006 Juventus Menang Atas Inter Milan AP 5

Pikërisht ndeshja e tij e fundit ndaj Juventusit ishte paraqitja më e dobët e tija prej se ka kaluar te Interi. /Telegrafi/

telegrafi sport app