Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që në terminologjinë politike njihen edhe si Lugina e Preshevës, presin që Qeveria e re e Kosovës të merret më seriozisht me çështjen e shqiptarëve të Luginës.
Ndër tjera, ata presin nga qeveria e ardhshme dhe siç thonë, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, të reflektojnë pozitivisht karshi kërkesave për përfshirjen e tyre në kuadër të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se menjëherë pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës do të kërkojnë takim me kryeministrin e ri për t’ia parashtruar kërkesat, por edhe për ta njoftuar me problemet me të cilat po përballet popullata shqiptare në Luginë. Sipas tij, Albin Kurti, i cili pritet të jetë mandatari për formimin e qeverisë, është zotuar për ndryshim të gjendjes në Luginë.
“Presim që qeveria e ardhshme të jetë shumë më aktive në drejtim të ndihmës konkrete drejt Luginës së Preshevës sepse aktualisht ne përballemi me një situatë, ndër më të rëndat në historinë tonë më të re”.
“Largimi në masë i njerëzve për shkak të problemeve të shumta politike dhe ekonomike po e dobëson bërthamën kombëtare. Është momenti i fundit që Prishtina e Tirana zyrtare ta kuptojnë këtë dhe të kenë projekte konkrete të ndihmës së drejtpërdrejtë për Luginën e Preshevës”, tha Kamberi.
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës thonë se po e presin me interesim edhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në kuadër të këtij dialogu, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë qenë pjesë e delegacionit të Serbisë. Kështu që edhe përfaqësuesit shqiptarë të komunave Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thonë se do të kërkojnë nga pala kosovare që t’i përfshijë ata në delegacionin e Kosovës.
“Pavarësisht se cilin opsion do ta zgjedhë Kosova në raport me Serbinë në bisedimet e ardhshme, nuk mund të tolerohet që në Ballkan të ketë situatë që të ketë pakica të privilegjuara, siç janë serbët e Kosovës, në ndërkohë që neve (shqiptarëve të Luginës së Preshevës) na mohohen edhe ato të drejta më elementare që vetë Kushtetuta e Serbisë i parasheh”, tha Kamberi.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se Qeveria e re e Kosovës në mënyrë sistematike dhe programore duhet t’u qaset çështjeve jetike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Ne presim që të ketë një vëmendje të shtuar, të ketë një program të veçantë dhe strategjik se si duhet qasur Luginës së Preshevës, marrë parasysh që Lugina është pjesë e kontestit historik, jetik të Kosovës. Ne konsiderojmë që të gjitha kërkesat që kemi pasur dhe që i kemi edhe sot, vetëm duhet pasur vullnet e strategji për t’iu qasur zgjidhjeve”, tha Mustafa.
Nga ana tjetër, Liburn Aliu, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që në bazë të rezultatit preliminar të zgjedhjeve të 6 tetorit pritet të formojë Qeverinë e re të Kosovës, thavse Vetëvendosje në radhë të parë, karshi Serbisë, ka qëndrimin për vendosjen e parimit të reciprocitetit.
Aliu tha se kërkesa për reciprocitet është e shprehur në një deklaratë të përbashkët nga këshilltarët komunalë të komunave në Luginën e Preshevës, qysh në vitin 2006.
“Mbi bazën e reciprociteti të plotë karshi Serbisë, ky do të jetë parimi themelor kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Nga ana tjetër, përmes institucioneve të Kosovës do të bëjmë çmos që të jemi në koordinim edhe me institucionet në Republikën e Shqipërisë që t’u jemi në ndihmë qytetarëve të Luginës”, tha Aliu.
Ai tha po ashtu se institucionet e Kosovës duhet t’u krijojnë disa lehtësi qytetarëve nga Lugina e Preshevës, marrë parasysh se edhe në Kosovë ata janë ballafaquar me pengesa të ndryshme.
Çështja e tri komunave në jug të Serbisë, ishte përmendur shpesh edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka deklaruar shumë herë publikisht se do të angazhohet që në kuadër të, siç kishte deklaruar ai, korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këto tri komuna të kalojnë në territorin e Kosovës.
Megjithatë, ideja e ndryshimit të kufirit të cilën Thaçi e ka potencuar shpesh, në spektrin politik në Kosovë, por edhe më gjerë, nuk kishte gjetur mbështetje. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova