Ndërtimi i vendbanimit të ashtuquajtur “Lugina e Diellit” në Veri të Mitrovicës, ka nxitur pakënaqësi të mëdha tek shqiptarët e asaj pjese.
Madje shqiptarët e jugut, si dhe ata të veriut të Mitrovicës dhe të komunave Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq kanë paralajmëruar protesta për të parandaluar ndërtimin e këtij vendbanimi që po konsiderohet si projekti më i madh që ka financuar Serbia në Kosovë pas luftës.
E në rast se vazhdon ndërtimi i këtij vendbanimi të ashtuquajtur “Lugina e Diellit”, rrezikon që situata të eskalojë dhe marrëdhëniet ndëretnike të përkeqësohen edhe më shumë.
Kështu të paktën ka vlerësuar analisti Imer Mushkolaj, i cili ka thënë për Telegrafin se qeveria duhet ta pengojë ndërtimin ilegal të kësaj lagjeje.
“Qeveria duhet të tregohet e vendosur që në çfarëdo mënyre të pengojë ndërtimin ilegal të kësaj lagjeje. Mijëra banorë shqiptarë të veriut të vendit janë dëbuar nga pronat e tyre dhe nuk mund të kthehen atje, ndërkohë që për serbët e kthyer ndërtohet një lagje e tërë. Duke i përdor të gjithë mekanizmat që i ka në dispozicion, shteti duhet të ndërmarrë masat e nevojshme”, ka thënë Mushkolaj.
Ai ka theksuar më pas se nëse u dashka që për serbët të ndërtohet një lagje, atëherë pse nuk u dashka që të gjithë shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre?
I pyetur se a do të duhej që kjo çështje të jetë temë diskutimi në dialogun Prishtinë-Beograd që mbahet në Bruksel, Mushkolaj ka theksuar se kjo çështje nuk ka çfarë të diskutohet në Bruksel.
“Kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe me të duhet të merren institucionet kosovare. Përndryshe, është e turpshme të flitet për sovranitet e integritet të të gjithë territorit të Kosovës”, u shpreh ai.
Ndërkaq për njohësin e çështjeve të sigurisë, Burim Ramadanin ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit” nënkupton poshtërimin e shtetit të Kosovës.
“Protestat e qytetarëve mund të vijnë për shkak të mosveprimit të Qeverisë. Në fakt, publiku nuk ka parë as më të voglin veprim të Qeverisë në këtë çështje. Unë pyes: ku e ka Qeveria Policinë? Ku e ka FIT-in? Kolonia e re në veri të Kosovës duhet të ndalet me fuqinë e zbatimit të ligjit. Kjo nuk është vetëm një ndërhyrje e thjeshtë e Serbisë, por është një poshtërim i shtetit të Kosovës”, ka thënë Ramadani.
Ai ka shtuar se qeveria e ka obligim të mos lejojë poshtërimin e shtetit, dhe se qasja e saj duhet të jetë gjithëpërfshirëse: nga sundimi i ligjit, në investime ekonomike, infrastrukturore etj.
Po ashtu edhe Ramadani sikurse Mushkolaj ka potencuar se kjo çështje nuk duhet të diskutohet në Bruksel.
“Kjo temë duhet të zhbëhet dhe të mos ekzistojë. Kosova vet duhet të investojë në veri, edhe në ndërtim shtëpish, edhe në çështje tjera. Sa i përket rrezikut të sigurisë, unë pres që kjo temë të tensionojë gjendjen dhe kështu të ndikojë në sfidimin e sigurisë”, u shpreh Ramadani.
Ndërkaq në komunën që Agim Bahtiri, thonë se nuk kanë njohuri që banorët e kësaj pjese do të organizojnë protestë lidhur me ndërtimin e vendbanimit serb “Lugina e Diellit”.
“Lokacioni ku parashihet të ndërtohet ky vendbanim i takon komunës së Zveçanit, që administrohet nga serbët. Kjo do të thotë se komuna e Mitrovicës dhe asnjë komunë tjetër nuk ka kurrfarë kompetencash që të përzihet në territorin e ndonjë komune tjetër. Mirëpo, meqë ndërtimi i këtij vendbanimi ka nxit reagimin e qytetarëve të komunës së Mitrovicës në pjesën jugore të qytetit, kryetari i komunës Agim Bahtiri dhe institucionet tjera komunale i kuptojnë këto shqetësime të qytetarëve dhe në momentin që do të kenë njohuri për organizimin e protestës, do të bisedojnë me organizatorët në mënyrë që protestat të jenë dinjitoze, të mos ketë probleme dhe që situata të mos dalë jashtë kontrollit”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës, Blerina Haxhi-Kastrati.
Ajo ka shtuar se për lejimin apo mos lejimin e ndërtimit të këtij vendbanimi, një gjë e tillë varet nga ministritë përkatëse të Qeverisë së Kosovës, e jo nga komuna e Mitrovicës, pasi që kjo nuk ka kurrfarë kompetencash për të ndërhy në punët e një komune tjetër.
Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje sa i përket kësaj çështje edhe nga Qeveria e Kosovës mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.
“Lugina e Diellit” është projekt serb për siç thonë zyrtarët e Beogradit, kthimin e 1500 serbëve të shpërngulur në Mitrovicën Veriore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje