U mblodh komiteti i ekspertëve të Shqipërisë, kundër Covid-19-shit. Fatkeqësisht, në vend që publiku të dëgjonte ndonjë muhabet ekspertësh, dëgjoi ankesa të “ekspertëve” kundër politikanëve që qenkan duke “nxirë” punën e shkëlqyer të komitetsave!
Në vijim nuk munguan as patetizmat e zakonshme ku bëhet thirrje për respekt, sepse anëtarët e komitetit janë duke u përballur dora vetë me “armikun e padukshëm” çka, sipas tyre, nënkupton se janë të pakritikueshëm.
Nëse do të ishin duke trajtuar në përputhje me evidencat më bashkëkohore, kjo edhe mund të kapërdihej, por në përbërje të atij komiteti janë ca shefa në spitalet e të cilëve çdokush që intubohet vdes dhe ku vdekshmëria reanimatore qëndron në shifrat e frikshme 60-80 për qind.
“Bashkëluftëtarët” e së njëjtës “llogore” me komitetsat janë ata që japin recetat bombastike me vlerë qindra euro sapo një qytetar ankohet për pak kollë e qurre. Madje të tilla receta kanë dalë edhe nga WhatsApp-i i ndonjë prej pjesëmarrësve në tavolinën e djeshme.
Dhe, megjithatë, qoftë politika, qoftë unë e kolegët e mi kritikë, gjithmonë kemi folur me respekt për profesorët e kolegët tanë në atë tavolinë, duke respektuar faktin se ata, me sa kanë mundur e sa kanë ditur, janë përpjekur.
Por, kolegët duhet të kuptojnë se për ata ka ardhur tashmë koha të japin llogari për ca gjëra që janë direkt përgjegjësi e tyre:
1. Pse sektori publik nuk teston?
2. Pse qytetari paguan 100 apo më shumë euro në privat për të bërë një test që në Evropë kushton 10 euro?
3. Pse akoma nuk ka një platformë digjitale gjurmimi?
4. Pse mjeku i familjes është lënë pa mjete mbrojtëse?
5. Pse nuk ka protokolle mjekimi? Pse më 14 tetor hartohet më në fund një gjysmë protokoll për mjekët e familjes dhe në nëntor ka akoma mjekë që nuk e kanë marrë këtë protokoll apo nuk janë trajnuar për t’a zbatuar?
6. Pse pacientët e shtruar në spital kanë një vdekshmëri të frikshme?
7. Pse çarterët e pacientëve po fluturojnë drejt Turqisë më shpesh se ç’udhëtojnë taksitë nga Rinasi në Tiranë?
8. Pse ajo tavolinë ekspertësh nga dy linjat strategjike të OBSH-së: testo-gjurmo-trajto dhe distancë-higjienë-maskë përsërit si papagall vetëm të dytën dhe ka anashkaluar totalisht të parën?
Këto sa për fillim, sepse me përgjigjen ndaj këtyre pyetjeve, hapen edhe dhjetëra të tjera. Kolegët të cilët në qershor ankoheshin se nuk i dëgjonte njeri, bëjnë mirë t’i mbushin mendjen gjysmës politike të komitetit për masat e domosdoshme që duhet të merren sot me qëllim që shqiptarët të mos vdesin apo të mos rrënohen ekonomikisht nga trajtimet që nisin me qindra dhe përfundojnë me mijëra euro!
Të nderuar komitetsa! Shqiptarët po sëmuren dhe po vdesin! “Lufta” juaj nuk është në pavionët tuaj të vegjël, por në fushën e madhe të strategjive, planeve të zbatimit dhe evidencave.
Sa më parë t’u mbushni mendjen shefave tuaj de jure dhe de facto se “luftërat” nuk i fitojnë këmbësorët por gjeneralët, aq më mirë është për shqiptarët! Bëhuni dinjitozë duke rigjetur atë dinjitet që ne kolegët tuaj jua njohim dhe jua kemi vlerësuar gjithmonë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Vritet një person në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Vritet një person në Skenderaj
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re