Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në një intervistë për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka thënë se nga koha kur është emëruar në këtë pozitë, ai ka bërë përpjekjet maksimale që të kenë reforma në proceset kyçe të doganës.
Llugaliu po ashtu ka thënë se si Doganë e Kosovës kanë pasur komunikim me publikun, ku edhe kanë mundësinë që të shpalosin edhe rezultatet në të gjitha aspektet e llogaridhënies.
“Unë vërtetë e ndjej se çështja e pozitës është më shumë përgjegjësi se sa privilegj. Për këta 8 muaj e gjysmë unë kam bërë përpjekjet maksimale që të kemi reforma të proceseve kyçe në doganë. Dogana e Kosovës ka pasur edhe vazhdon të ketë vlera të rëndësishme të organizatës, në sistemin aktual kemi të regjistruar koncepte menaxheriale, bashkëkohore, jam munduar që këto koncepte t’i azhurnojë dhe t’i përforcojë edhe më shumë”, ka deklaruar ai.
Gjatë intervistës, Llugaliu ka thënë se parandalimi do të jetë me qasje primare dhe se është shumë më rëndësi që të kenë efikasitet në parandalim.
“Parandalimi do të jetë me qasje primare, me qellim që ne shpesh hasim kur ka pasur veprime për ndjekje e që zakonisht marrin shumë kohë në proceset gjyqësore, e shpesh ka telashe që nuk arrijnë rezultatet të dëshiruara. Prandaj, është shumë më rendësi që ne të kemi efikasitet në parandalim, dhe kjo ka qenë një prej masave që sivjet e kemi matur performancën e doganës”, është shprehur ai.

Drejtori i Doganës bëri të ditur se ai ka pranuar kërkesë nga Qeveria, që duhet të bëjnë gjithçka me resurset që kanë në dispozicion për të siguruar trajtim të barabartë të gjithë tregtarëve dhe qytetarëve të Kosovës.
“Bizneset jo vetëm nga veriu, por nga gjithë territori e kanë shfrytëzuar veriun si strehë për të fshehë aktivitetin kriminal, e që shpesh ka qenë edhe për kontrabandë të mallrave. Ne kemi mat edhe performancën edhe sa i përket parandalimit, dhe kemi arrit që brenda vitit 2021 të kemi afro 11 milionë euro parandalim direkt të shmangieve”, shtoi ai.
Llugaliu mes tjerash tha se më së shumti bëhet kontrabandë më duhan, ndërsa më parë ka qenë me naftë.
“Nga hetimet që janë bërë ne kemi gjetur informacione brenda funksionalitetit të grupit, që personat e njëjtë i bëjnë dëm edhe Kosovës për nga mallrat që sjellin, por edhe vendeve të rajonit. Në veçanti të produktet e duhanit. Policia ka pasur tri katër raste që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut”, theksoi ai.
Llugaliu tha se për ta sfiduese vazhdon të jetë kontrolla në veri, por që ekziston vullneti i policëve që të sigurojnë rregullat e lojës së njëjtë për të gjithë tregtarët.
“Në kontrollojmë kufirin, është sfide e vazhdueshme, ekziston një vullnet prej policëve që ne të bëjmë të gjitha përpjekjet dhe të arrijmë cilëndo fushë që në të sigurojmë rregullat e lojës së njëjtë për të gjithë tregtarët. Kemi pasur disa kontrolla, ku ka pasur edhe rezultatet, nuk ka qëllime politike në këto veprime, po e bëjmë punën tonë”, deklaroi mes tjerash ai.
Llugaliu në emisionin “Përballje”, ka folur edhe për aksionet për konfiskimin e pajisjeve për prodhimin e kriptovaluatave ku bëri të ditur se deri tani të gjitha pajisjet që kanë konfiskuar kanë qenë të kontrabanduara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët