LAJMI I FUNDIT:

Luciano Spalletti vjen me një arsyetim qesharak pas eliminimit të turpshëm të Italisë nga Euro 2024

Luciano Spalletti vjen me një arsyetim qesharak pas eliminimit të turpshëm të Italisë nga Euro 2024

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, ka fajësuar një klub italian për eliminimin e turpshëm të Italisë nga Euro 2024.

Faza e eliminimit në Euro 2024 nisi mbrëmjen e së shtunës, aty ku kampioni në fuqi Italia u përball me Zvicrën, një ndër kombëtaret që po shkaktojnë befasi deri më tani.


Zvicra arriti ta bëjë atë që shumë persona nuk e besuan, duke marrë një fitore me rezultat 2-0 në “Olympiastadion” të Berlinit,

Pas ndeshjes, Spalletti erdhi me një arsyetim qesharak duke u munduar të gjejë fajtorin për paraqitjen e ekipit të tij.

“Interi e fitoi Serie A dhe unë pastaj u sigurova se ata janë shumë profesionistë, një klub serioz sepse Simone Inzaghi e stërviti ekipin me një metodë të caktuar”.

Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë
Lexo po ashtu Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë

“Unë isha në kontakt me mënyrën se si Interi stërvitej, por mbase në mënyrë të pandërgjegjshme kjo ndikoi tek lojtarët për shkak se e fituan ligën shumë herët”, ka thënë Spalletti.

65-vjeçari sugjeroi se pasi Interi fitoi ligën me triumfin ndaj rivalit lokal Milanit në prill, lojtarët e Interit që janë pjesë e kombëtares nuk u stërvitën aq fortë para Kampionatit Evropian.

Pesë lojtarë në kombëtaren e Italisë janë pjesë e kampionit të Serie A, teksa tre prej tyre e nisën nga minuta e parë ndaj Zvicrës.

Spalletti tani do të përballet me një presion jashtëzakonisht të madh sa i përket të ardhmes si përzgjedhës i Italisë, para ndeshjes hapëse të Ligës së Kombeve ndaj Francës në shtator./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori