Totaj në Lubizhdë, merr përkrahje nga komuniteti boshnjak

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u prit të mërkurën nga banorët e fshatrave Lubizhdë e Prizrenit, Gërnçar dhe Skorobishtë, ku banojnë edhe boshnjakët.
Ai theksoi se investimet e deritanishme dhe projektet e ardhshme do të sjellin ndryshime të mëdha edhe për këto fshatra.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë pritje të ngrohtë e kaq entuziaste. Ky besim është përgjegjësi e madhe për mua që ta çoj përpara punën për Prizrenin tonë", tha kryetari Totaj para qytetarëve të mbledhur.
“Lubizhda, Gërnçari e Skorobishta do të jenë pjesë e zhvillimit të madh që kemi nisur për të gjithë Komunën e Prizrenit” - shtoi ai.
Në tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës mori pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, njëherësh kryetare e partisë Bashkimi Socialdemokrat.


















































