Luanët e kopshtit zoologjik “Safari Park” në Fier janë transferuar drejt Holandës, ku do të kenë një trajtim më dinjitoz.

Pasi u shpëtuan nga kopshti mizor i Fierit, shtëpia e tyre momentale ishte Kopshti Zoologjik i Tiranës, ku qëndruan për rreth një muaj.


Kujtojmë se atëherë, forcat e Policisë së Shtetit, bashkë me inspektorët, hynë brenda parkut zoologjik me forcë, duke ekzekutuar në këtë mënyrë vendimin për zhvendosjen e kafshëve drejt Tiranës sepse “Safari Park” nuk plotësonte kushtet për jetesën e kafshëve. /Telegrafi/

Luanet

Luanet1 e1557224015627

Luanet2

Luanet3

Luanet4

Luanet5

Luanet6

Luanet7