Dihet në përgjithësi se prezantuesja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, bën një jetë luksoze.

Bukuroshja bionde duket se ka të ardhura nga disa punë që bën, duke i shpenzuar ato në përditshmërinë e saj.


Luana vërehet se një pjesë të parave i shpenzon edhe në veshje, pasi në çdo paraqitje të saj shfaqet e mrekullueshme.

Në edicionin festiv të emisionit të saj, Luana është parë e veshur kuq e zi, teksa i njëjti fustan ka kushtuar shumë.

Shqipe Closet në një postim në Instagram ka treguar se fustani i saj ka kushtuar 14 mijë euro nga firma Alexander McQueen, kurse këpucët 575 euro.

luanavjollca 127938066 2703158176602563 8024150016951882228 n Foto: Instagram

Po e njëjta veshje i ka theksuar asaj linjat e bujshme trupore, për të cilat pëlqehet tej mase. /Telegrafi/

luanavjollca 127835730 131372591871802 9029994029214815175 n Foto: Instagram