Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, është shumë e dashur për publikun shqiptar.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar miliona ndjekës, të cilët e përkrahin vazhdimisht.


Së fundmi, në disa imazhe të publikuara në Instagram, ajo ka ngjallur reagime të shumta të fansave.

luanavjollca 130705971 177822290729030 499243141173033845 n Foto: Instagram

Kjo vjen pasi bukuroshja bionde shfaqet tërheqëse, ndërsa mban të veshur një fustan të zi e me shkëlqim.

Flokët dhe grimi edhe kësaj radhe ishin në nivel profesional, që e bënte dukjen e saj edhe më atraktive.

luanavjollca 130782133 2189970707801850 3560773456824103845 n Foto: Instagram

Vlen të përmendet se Luanës iu theksuan edhe tiparet trupore, të fituara përmes ushtrimeve të shumta.

Theksojmë se prezantuesja është mjaft e ngarkuar kohëve të fundit, duke punuar në emisionin e saj. /Telegrafi/

luanavjollca 129378450 404259760769088 2229062121583735881 n Foto: Instagram