LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski si Gruevski, OBRM-PDUKM-ja kundër BE-së

LSDM: Mickoski si Gruevski, OBRM-PDUKM-ja kundër BE-së

Seanca e djeshme e Kuvendit tregoi se OBRM-ja është padyshim kundër BE-së, dhe Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevski – akuzojnë përmes një reagimi me shkrim nga LSDM e Kovaçevskit.

Sipas LSDM-së, partia e Mickoskit dhe Levica dje kanë treguar se nuk kanë asnjë argument dhe se nuk dinë të diskutojnë e të bëjnë debat.

“Me shumë lehtësi tregojnë se janë të gatshëm të bllokojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale dhe kundër një jete më të mirë për qytetarët dhe realizimit të qëllimit strategjik, anëtarësimit të plotë në BE. Është e qartë si kristali se qëllimi i tyre nuk është të negociojnë një marrëveshje të re, por qëllimi i tyre është të bllokojnë dhe të shpëtojnë karrierën e tyre politike. Mickoski dëshiron ta tërheqë vendin prapa, vetëm për shkak të ulëses së tij në Pallatin e Bardhë, ashtu siç bëri Gruevski për 11 vjet” thonë nga LSDM.


Nga LSDM shprehen të bindur se do të sigurojnë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori