LAJMI I FUNDIT:

LPM: Të mbrojmë interesat jetike kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë

LPM: Të mbrojmë interesat jetike kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë

Në një njoftim për media, Lëvizja Popullore për Maqedoni (LPM) i përshëndet nismat e disa partive, intelektualve, ekspertëve dhe akademikëve, për sjelljen e një platforme maqedonase për siç thonë ”mbrojtjen e interesave jetike kombëtare dhe shtetërore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, kjo parti paralajmëron se bëhet gabim i madh nëse një platformë e tillë bëhet nga struktura të afëta me pushteti, duke apeluar në sjelljen e një dokumenti strategjik për interesa kombëtare dhe shtetërore pasi të arrihet një bashkim i brendshëm si mbrojtje më e fortë kundër çfarëdo kërcënimi të brendshëm apo të jashtëm.

LPM-ja ua propozon Zaevit dhe Gruevskit, si liderë të partive më të mëdhaja, Memorandumin e saj, si mjet që do të shërbente për një bashkim të këtillë./Telegrafi/