LAJMI I FUNDIT:

LPM: Edhe me dhunë do ta pengojmë formimin e qeverisë antimaqedonase

LPM: Edhe me dhunë do ta pengojmë formimin e qeverisë antimaqedonase

Lëvizja Popullore për Maqedoni bën të ditur se do të merr hapa më aktiv për kundërshtimin e Deklaratës politike shqiptare, duke vendosur tenda para institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, tendat do të qëndrojnë deri në hedhjen poshtë të Deklaratës dhe tërheqjen e propozimit që Talat Xhaferi të jetë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

LPM-ja rithekson pozicionin e saj të janarit kur edhe u nënshkrua Deklarata politike shqiptare, që bashkë me popullin, siç thonë, do t’i zbatojnë të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe se me gjithça, qoftë mjete të dhunshme, apo jo, do të pengojnë formimin e një, siç shprehen, qeverie antimaqedonase./Telegrafi/