Loud n'Proud sjellin "I Want To Be Your Man" - këngë e re nga grupi suedez me kitaristin shqiptar Elton Shtavica (Audio)

Rock grupi i njohur në mbarë skenën evropiane të rock muzikës, Loud n'Proud ka sjellë projektin e ri.
"I Want to Be Your Man" titullohet projekti i ri nga Loud n'Proud, që në përbërje e ka edhe kitaristin e madh shqiptar, por që vepron në muzikën evropiane, Elton Shtavica.
Shtavica është pjesë e grupit suedez prej kohësh, teksa artisti shqiptar e solli këtë grup edhe për performancë në vendin tonë.
Loud n'Proud performoi vitin e kaluar në HardhFest, ku shfaqën prej performancave më të mira në historinë e festivalit.
Ndryshe, kënga "I Want to be Your Man" është këngë nga albumi i ri i këtij grupi që pritet të publikohet shumë shpejt. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































