Lotus Emira – vetura më e fundit e Lotus me motor me benzinë – duket se brenda 5 viteve nuk do të prodhohet më, teksa kompania konfirmon planet që do bëhet elektrike nga fundi i vitit 2028.
Emira është vetura e parë tërësisht e re në dekadën e fundit që ka qenë në sallonet australiane për më pak se një vit, por se mund të zhduket në më pak se 5 vite.
Lotus ka bërë publike planet e saj që të jetë “tërësisht elektrike” në tërë linjën e saj që nga viti 2028 – gjë që përkon me 80 vjetorin e kompanisë – në të cilën kohë do të ketë të paktën 4 vetura elektrike nëpër auto-sallone, duke përfshirë edhe një veturë sportive, transmeton Telegrafi.
Mike Johnstone, shefi i marketingut të Lotus Cars, për Drive në një konferencë New York në lidhje me veturën e re elektrike Lotus Emeya tha: “Plani jonë është që nga viti 2028, të gjitha produktet që ne i menaxhojmë të jenë elektrike”.
“Pastaj është vetëm një rast i ndonjë veture me benzinë që shitet në të gjithë botën, për të cilën ne tentojmë ta përputhim gjithsesi ofertën me kërkesën. Pra, do të jetë rreth fundit të vitit 2028 që ne do të elektrizohemi plotësisht”, shtoi tutje ai.
Ndërsa komenti i zotit Johnstone i referohet një linje “plotësisht të elektrizuar” – dhe nuk thotë në mënyrë eksplicite “plotësisht elektrike” – Lotus nuk dihet se po punon në ndonjë veturë hibride ose plug-in, dhe ka thënë se çdo model i ri i lansuar pas Emira do të jetë vetëm elektrike.
Lotus tutje nuk ka përmendur asnjëherë se ndonjë nga bazat e Emira-s është e aftë që të mbështetë teknologjinë hibride. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri
“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring
Teknologjia e re te Golfi (Foto)
Mundësi që nuk duhet lëshuar - SUV më i shitur në botë bëhet i juaji me ofertën që vjen vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë