Lotaria e penalltive i buzëqesh Chelseat, bashkohet me Arsenalin në finalen e madhe të Ligës së Evropës

Chelsea ka arritur ta mposht Eitrachtin e Frankfurtit me penallti për të kaluar në finale.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, ashtu sic ishte mbyllur e para.
Rezultati i pjesës së parë bëri që të dy skuadrat të kenë kujdes në minutat e para.
U desh të pritej deri në minutën e 28-të ku Ruben Loftus-Cheek, shënoi për 1-0.
Ai mori një top në zonë dhe me një goditje të bukur gjeti rrjetën.
I njëjti kishte rast të mirë edhe në minutën e 40-të, por nuk arriti të shënojë.
Pjesa e dytë nisi mirë për gjermanët.
Ishte Luka Jovic që shënoi në minutën e 49-të të ndeshjes, pas një lojë të bukur me bashkëlojtarin e tij Gacinovic.

Pas golit Chelsea rrezikoi me Davide Zappacosta dhe Olivier Giroudin, por nuk kishte më gol.
Deri në fund nuk kishte gola dhe pasi rezultati ishte 1-1 edhe në ndeshjen e parë, skuadrat shkuan në vazhdime.

Në vazhdimin e parë fillimisht rrezikoi Chelsea me Cesar Azpilicueta, por pa sukses.
Frankfurti u përgjigj me Sebastien Hallerin, por nga afër nuk shënoi.
Edhe në çerekun e dytë të dy skuadrat rrezikuan nga një herë.

Haller gjuajti, por pa arritur të shënojë në minutën e 110.
Davide Zapacosta goditi fuqishëm, por gjuajtja e tij, u ndal nga Kevin Trapp (117’).
Edhe pas vazhdimeve nuk kishte fitues dhe penalltitë vendosën fatin e ndeshjes.

Nga penalltitë më të zotë ishin Chelsea që fitoi 4-3. /Telegrafi/























































