Lori Hoxha njihet si një femër plot stil.

Bukuroshja shqiptare është prej blogereve më të famshme shqiptare me qindra mijëra ndjekës.


Trashëgimtarja e Top Channel është shfaqur plot stil në imazhet e fundit.

Por, dukja e saj ka një kosto marramendëse duke filluar nga ora Royal Oak Diamond Pave (ari i bardhë).

Kosto e kësaj ore është hiç më pak se 135 mijë euro.

Një çmim të lartë nuk pati megjithatë fustani i saj Vinyl Mini Dress, i cili kushton jo më pak se 45 euro.

Lori Hoxha është edhe producente televizive në Top Media, ndërkaq ka kohë që është në një lidhje dashurie. /Telegrafi/